Çfarë e shkakton autizmin? Një studim i ri gjen një “fajtor” tjetër

Hënë, 11 June 2018 18:01

Ka një lidhje mes autizmit dhe alergjive ushqimore. Një studim i kryer me 200 000 fëmijë zbuloi se ata që kishin probleme të spektrit autik, ishin 2.5 herë më shumë të predispozuar për alergji ushqimore.

Studimi i ri i Universitetit të Iowa-s u shtohet disa provave të tjera që sugjerojnë se keqfunksionimi i sistemit imunitar rrit rrezikun e autizmit.

Bazuar në gjetjet e studimit, drejtuesi i tij, dr. Wei Bao, epidemiologjist në Universitetin e Iowas, thotë: “Ka mundësi që çrregullimet e imunitetit mund të jenë procese që nisin që në fazën e parë të jetës, duke bërë që të ndikohet truri në pjesën që është përgjegjëse për zhvillimin dhe ndërveprimin social, çka çon më pas në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik”.

Në funksion të këtij studimi u analizuan të dhënat shëndetësore të mbledhura nga Censusi Kombëtar për Shëndetin, një vëzhgim i përvitshëm që Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kryen në SHBA. Në periudhën 1997-2016, studiuesit mblodhën të dhëna për fëmijët e moshës 3-17 vjeç.

Ata vunë re se 11.5% e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik (ASD) kishin alergji të ndryshme ushqimore, një problem që e kishin vetëm 4.25% e fëmijëve që nuk ishin prekur nga autizmi.

Gjetjet e këtij studimi janë thjesht rezultate të një vëzhgimi. Autori i tij thotë se studime të mëtejshme mund të përcaktojnë saktësisht nëse intoleranca ushqimore e shkakton autizmin.

Megjithatë, studime të tjera të mëparshme kanë sugjeruar një lidhje të mundshme mes baktereve në zorrë dhe prodhimit të shtuar të antitrupave apo reagimit të tepruar të sistemit imunitar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto e nxehta/Modelja e njohur “tërbon” fansat me foton joshëse dhe seksi

Lifestyle

Foto e nxehta/Modelja e njohur “tërbon” fansat me foton joshëse dhe seksi

Modelja e famshme Demi Rose i ka “tërbuar” përdoruesit e rrjetit social “Instagram” me foton e publikuar së fundmi aty Me siguri, format e saj trupore iu bëjnë që të harroni...

"I falënderoj studentët për shuplakën", Grida Duma-Ramës: Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat

Politikë

"I falënderoj studentët për shuplakën", Grida Duma-Ramës: Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend. Duma shkruan se Ramës studentët i kthyer një përgjigje të qartë: Plotëso kushtet! “Këta fatmirësisht...

Kthimi i ligjit të Buxhetit nga Meta, vjen reagim i parë nga PD

Politikë

Kthimi i ligjit të Buxhetit nga Meta, vjen reagim i parë nga PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit të Buxhetit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Sheshu shkruan se: Megjithese...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!