Ekzema, si të dallojmë sëmundjen tek fëmijët e vegjël

Hënë, 11 June 2018 20:24

Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura, që vihet re në personat me histori personale ose familjare për atopi. Fillon herët në fëmijëri. Karakterizohet nga pruriti ose kruajtja, lezione ekzematoze dhe tharje e shprehur e lëkurës. Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikarie) dhe rritje të IgE.

75 – 80% e pacientëve me dermatitit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik) është 60% dhe 80% nëse të dy prindërit kanë historik të sëmundjeve alergjike.

Cilat janë shkaqet e ekzemës te fëmijët?

Shkaqet e dermatitit atopik janë të panjohura. Por, njihen një sërë faktorësh shpërthyes të tillë si infeksionet, irritimet, alergjitë ushqimore, aeroalergentet, pluhuri i shtëpisë etj. Pacientët me dermatitit atopik, pas kontaktit me alergentët, zhvillojnë sensibilizim të tipit të reaksionit të menjëhershëm.

Klinika ose shenjat në lëkurë

Dermatiti atopik, ose ekzema e fëmijëve, është karakterizuar nga ndryshime akute, subakute dhe kronike në lëkurë.

Forma akute: karakterizohet nga papula(puçrra të vogla të ngritura mbi lëkurë) me kruajtje të shprehur, papula dhe vezikular (puçrrat me lëng) në lëkurë të skuqur.

Forma subakute: papula eritematoze (puçrra të kuqe), papula të grupuara ose të shpërndara mbi një lëkurë eritematoze ose të skuqur.

Forma kronike: lëkurë e trashë, e infiltruar, me puçrra të vogla ose noduse që kruhen shumë, të shoqëruara me kore në sipërfaqe të tyre, zona me ndryshime të ngjyrës së lëkurës, si hypo dhe hiperpigmentime (zbardhje ose errësim të ngjyrës së lëkurës).

Shenjat dhe lokalizimi ndryshojnë në varësi të moshës:

Infantilet ose foshnjat: Preken kryesisht koka, fytyra dhe sipërfaqet ekstensorë  (pjesët e jashtme) të gjymtyrëve  Që në javët e para fillon skuqja e kufizuar mirë, e mbuluar me papula të cilat më vonë formojnë vezikula e krusta.

Fëmijët e rritur preken kryesisht plikat antecubitale, fossea poplitea (pjesa e brendshme të bërrylit dhe e gjurit), qafa, kyçet.

Adultët: Zonat më të prekura janë sipërfaqet e zgjatura të ekstremiteteve, kryesisht në bërryla, gjunjë, pjesën dorsale të duarve dhe të këmbëve.

Pruriti ose kruajtja konsiderohet një shenjë kryesore në dermatitin atopik. Tharja e lëkurës mund të jetë e pranishme që në lindje ose të zhvillohet më vonë. /Shendeti.com.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Ti, Profesor !...

Aktualitet

Ti, Profesor !...

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai – Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!