Krijimi i mykut në duar dhe këmbë, ja si trajtohet

Tuesday, 10 July 2018 16:53

Mbajtja e këpucëve shumë të ngushta gjatë verës nxit formimin e flluskave apo mykut të këmbëve, ndërkohë që dhe mbajtja e çorapeve të najlonit mund të çojë në shfaqjen e këtyre flluskave.

Rënia e tyre në kontakt me rërën apo ujin e ndotur mund të bëhet edhe më problematike, sepse infeksioni mund të përhapet në zona të tjera përveç këmbës. Kështu mund të rrezikohet që të arrijë deri në rrëzë të kofshës.

Trajtimi fillestar i këtyre flluskave mund të bëhet nëpërmjet solucioneve që këshillohen nga mjeku dermatolog, të cilat janë të ndryshme në individë të ndryshëm në bazë të ecurisë së sëmundjes. Ndërsa për rastet më të rënda mund të përdoren medikamente dhe kryesisht kokrrat antimykotike. Kur situata nuk arrin të përmirësohet dhe as ilaçet nuk japin efekt atëherë me këshillim të mjekut mund të arrihet deri në ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë që këshillohet që të mos mbahen këpucë të ngushta, çorape najloni. Gjithashtu duhet bërë larja e këmbës disa herë gjatë ditës dhe sa më shumë të jetë e mundur të bëhet ajrosja.

Si përfundim vlen të përmendet dhe një infeksion tjetër që mund të merret në plazh. Është fjala për scabies. Infektimi bëhet nga fjetja në jastëkët (ndoshta dhe të pastra) por që kanë fjetur një orë ose një natë më parë persona të infektuar me këtë parazit. Sëmundja manifestohet me të kruara të shumta të trupit kryesisht bark, krahë. Në këto zona dalin puçrra të vogla të kuqe sa koka e gjilpërës çifte-çifte. Kruarja dhe shqetësimi prej tyre ndodh kryesisht natën. /Telegrafi/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!