5 shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash

E mërkurë, 11 July 2018 09:04

Jo më kot proteinat konsiderohen blloku kyç i ndërtimit të jetës. Ato janë përbërësi kryesor i të gjitha qelizave tona dhe sigurojnë aminoacidet esenciale që mbajnë trupat tanë. Problemi është që jo të gjithë marrim sasinë e duhur të proteinave që na nevojiten.

Për shembull ata që zgjedhin të marrin proteina vetëm nga bimët, ndoshta nuk po marrin mjaftueshëm.

Një gotë me qumësht lope përmban rreth 8.5 gramë proteina, ndërsa një filxhan me qumësht bajamesh përmban vetëm 1 gram.

Plus, shumica e proteinave të bazuara në bimë nuk janë proteina të plota, që do të thotë se ato janë të shkurtra në të paktën një nga nëntë aminoacidet esenciale që mund të gjenden në ushqimet me origjinë shtazore si mishi, ushqimet e detit dhe vezët.

Nutricionistët thonë se trupi funksionon më mirë dhe ne ndihemi më mirë kur furnizohemi me proteina çdo 4-5 orë.

Ja cilat janë 5 shenjat që tregojnë se nuk po merrni sa duhet proteina:

1 Jeni të prirur të pësoni fraktura
Kockat tuaja kanë nevojë më shumë se vetëm një dozë të shëndetshme kalciumi, por gjithashtu kanë nevojë për proteina të mjaftueshme. Ky ishte konkluzioni nga një studim i vitit 2018, që zbuloi se një dietë e pasur me proteina mbron kockat.

2.  Flokët dhe thonjtë tuaj duken të brishtë
Sepse proteina është një pjesë thelbësore e flokëve dhe thonjve tuaj. Me kalimin e kohës flokët dhe thonjtë fillojnë të dobësohen, por konsumi i proteinave ju ndihmon t’i ruani ato.

3. Humbni masën muskulare
“Në mënyrë tipike, nëse njerëzit nuk marrin proteina të mjaftueshme, trupat e tyre do të shkatërrojnë muskujt për të marrë më shumë prej tyre. Kështu përbërja e trupit tuaj mund të ndryshojë në mënyrë jo të duhur”, thonë ekspertët.

4. Ndiheni të dobët
Ju ndoshta nuk do të ndiheni të lodhur menjëherë, por me kalimin e kohës, njerëzit që nuk hanë proteina mund të ndihen më të lodhur, ose më të ngadaltë se zakonisht. Proteina është një komponent i hemoglobinës, e cila është e pranishme në qelizat e kuqe të gjakut dhe furnizon gjithë trupin me oksigjen. Dhe nivelet shumë të ulëta të oksigjenit mund të shkaktojnë dobësi.

5. Ftoheni vazhdimisht
Sipas pernenat.al, proteina është një nga blloqet ndërtuese të antitrupave, të cilat prodhohen nga sistemi imunitar i trupit për të ndihmuar në luftën kundër trupave të huaj si bakteret dhe viruset. Nëse nuk keni proteina të mjaftueshme, mund të keni një sistem imunitar të dobët dhe do të sëmureni më shpesh se njerëzit e tjerë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...