“Ilaçet e zgjuarsisë”/ Rritet ndjeshëm përdorimi, po shndërrohet në sëmundje

E mërkurë, 11 July 2018 17:23

Teprohet me përdorimin e ilaçeve që rrisin përqendrimin për të shkëlqyer më tepër në studim apo punë. Tendenca është shtuar shumë jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Përdorimi i ilaçeve si droga të lehta po bëhet shqetësuese dhe në një sondazh të kryer mbi mijëra persona në 15 vende të ndryshme, rezulton se 14% prej tyre i kanë konsumuar.

Studiuesit thonë se nga viti 2015 rritja e përdorimit të “drogës inteligjente”, kështu është pagëzuar përdorimi i këtyre lloj ilaçesh, është rritur me 24%, kryesisht në Britani.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare ‘Drug Policy’ dhe ‘Nature’.

Ilaçet për të cilat bëhet fjalë, janë kryesisht ato që merren për trajtimin e defiçitit të vëmendjes dhe hipearktivitetit, ilaçe për çrregullimin e gjumit, e të tilla të ngjashme.

Specialistët shprehen të alarmuar dhe e argumentojnë këtë rritje të përdorimit të medikamenteve të këtij spektri me stilin e jetës në epokën bashkëkohore.

Kërkohet me ngulm fuqizimi i kapaciteteve mendore edhe nga personat që janë plotësisht të shëndetshëm. Kjo ngre shqetësime etike, përtej atyre shëndetësore pasi jeta frenetike po ndryshon perceptimet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!