Udhëzime të vlefshme/ Si duhet përdorur kremi i diellit

E Enjte, 26 July 2018 20:19

Njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes nga dielli që pritet nga locionet mbrojtëse, por problemi, nuk është locioni por aplikimi i tij.

Shkencëtarët e kolegjit mbretëror të Londrës, thonë se në teori, përdorimi i një locioni mbrojtës me faktor 15, është i mjaftueshëm për të parandaluar djegien nga dielli. Por, në realitet, njerëzve u nevojiten locione me faktor 30 apo 50 që të jenë të sigurt, thonë autorët e studimit, që kanë kryer eksperimente me vullnetarë në laboratorin e tyre.

Locioni me faktor 50, i aplikuar në mënyrë tipike, garanton 40 për qind të mbrojtjes së pritshme. Studiuesit kanë shqyrtuar se sa mbrohen njerëzit duke u lyer me sasi të ndryshme locioni mbrojtës nga dielli me faktorë të ndryshëm.

Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në një shtresë mjaftueshëm të trashë, që shumë nga ne nuk e bëjnë. Dhe klasifikimi i locioneve bazohet në prezumimin se 2 mg locion duhet të mbulojnë 1 centimetër katror të lëkurës. Kjo do të thotë që një person duhet të përdorë të paktën gjashtë lugë çaji të plota me locion, ose 36 mg, për të mbuluar trupin e një të rrituri mesatar. Zona si anët e qafës dhe veshët, zakonisht nuk lyhen, por edhe për to duhet treguar kujdes.

Dermatologët këshillojnë që kremi i plazhit të aplikohet 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ai të mund të thahet. Dhe procesi duhet përsëritur çdo dy orë si edhe menjëherë pas daljes nga deti. Disa locione thuhet se janë rezistente ndaj ujit duke pretenduar se garantojnë të njëjtën mbrojtje edhe pas zhytjes.

Sidoqoftë, mbi 85 për qind e produktit mund të hiqet pas tharjes me peshqir ndaj duhet aplikuar lyerja pas notit, djersitjes apo ndonjë aktiviteti tjetër. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe reflektimi i rrezeve të diellit, që mund të rrisin ndjeshëm fuqinë e rrezatimit; kështu për shembull në borë, reflektimi shkakton një rritje prej 85 për qindësh ndërsa rëra dhe uji, respektivisht e rrisin rrezatimin me 17 dhe 5 për qind.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ti, Profesor !...

Aktualitet

Ti, Profesor !...

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai – Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i...

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Bota Shqiptare

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.  Qeveria Gjermane ka...

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Sport

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Në çdo intervistë, Foto Strakosha flet me emocione për të birin dhe shpesh vihet në vështirësi. Arsyeja? E thjeshtë, është babai dhe heroi i atij që po përjeton një karrierë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!