Zbulohen antibiotikë në trupin e njeriut

E Enjte, 23 August 2018 16:41

Një gjeneratë e re antibiotikësh mund të vijë nga molekulat që ndodhen në mënyrë të natyrshme në organizmin e njeriut, si një enzimë që ndihmon në tretje.

Në fakt, këto substanca janë në gjendje të vrasin baktere si Salmonela dhe Eskerikja koli si dhe mund të modifikohen për të luftuar superbakteret që janë rezistente ndaj barnave.
Ky zbulim është arritur nga një kërkim i publikuar në revistën “ACS Synthetic Biology” i realizuar nga Alberto Di Donato dhe Eugenio Notomista të Universitetit “Federico II” i Napolit si dhe nga Cesar de la Fuente Nunez i Institutit të Teknologjisë në Masaçuset (MIT). “Një seri antibiotikësh tradicionalë tashmë janë të paefektshëm, sepse bakteret kanë mësuar të bashkëjetojnë me këto substanca, për pasojë objektivi thelbësor është që të përpiqemi të zhvillojmë një kategori të re molekulash ndaj të cilave bakteret nuk dinë të mbrohen”, tha Di Donato.

Në kërkimin e armëve të reja kundër baktereve, biologët dhe kimistët po përqendrohen në disa substanca të prodhuara nga organizmi i njeriut që ndihmojnë sistemin imunitar që të luftojë infeksionet. “Megjithatë këto substanca nuk janë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar të vetme. Pra, ideja është që të individualizohen ato që arrijnë të luftojnë bakteret që më pas të përdoret biologjia sintetike për t’i modifikuar dhe për t’i bërë më të fuqishme”, thotë De la Fuente Nunez. Për këtë qëllim studiuesit kanë krijuar një softuer që mundëson analizimin e strukturës së proteinave dhe të shohë nëse kemi grupe kimike në gjendje që të neutralizojmë bakteret. Ky softuer ka identifikuar rreth 800 prej këtyre proteinave dhe është vërejtur se një prej tyre, e pranishme në stomak, është në gjendje që të vrasë të paktën tre lloje bakteresh, si Slamonela, E. koli dhe Pseudomonas aeruginosa, që mund të infektojë mushkëritë. Tani kërkimet do të përqendrohen në këtë enzimë, që mund të bëhet baza nga ku të prodhohen antibiotikë të rinj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!