Ja pse nutricionistët rekomandojnë fort konsumin e frutave me ngjyrë blu

Tuesday, 28 August 2018 17:49

Sipas ekspertëve të nutricionit, është një ide e shkëlqyer të konsumosh çdo ditë fruta dhe perime me ngjyra të ndryshme. Ky artikull do t’ju prezantojë me benefitet shëndetësore të ushqimeve me ngjyrë blu. Me kaq shumë opsione në dizpozicion, nuk do të jetë e vështirë t’i bëni pjesë të dietës suaj.

Ai që u jep ngjyrën blu frutave dhe perimeve është një pigment i quajtur antocianin. Ky pigment i jep ngjyrën blu frutave dhe perimeve dhe është gjithashtu përgjegjës edhe për frutat e perimet me ngjyrë të kuqe dhe lejla si luleshtrydhet, lakra e kuqe, kumbullat, boronicat e kuqe, patëllxhanët shkruan Shije.al.
Cilat janë superfuqitë e këtij antioksidanti të gjendur tek keto ushqime?
Zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri
Mosha, gjinia, etniciteti, historia e familjes, stili i jetesës, pesha dhe dieta janë disa faktorë risku për disa tipe të kancerit. Nëse mendoni se jeni të përfshirë nga rreziku i prekejes nga kjo sëmundje, është një ide shumë e mirë të nisni një dietë me sa më shumë fruta dhe perime blu në jetën tuaj.
Ekspertët thonë se antioksidantët përgjegjës për dhënien e ngjyrës blu, përmbajnë veti të shkëlqyera antioksidante.

Reduktojnë riskun e sëmundjeve të zemrës

Ushqimet me ngjyrë blu janë të shkëlqyera për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet duke ndihmuar në menaxhimin dhe mbajtjen nën kontroll të hipertensionit dhe kolesterolit të lartë.
Sëmundjet e sipërpërmendura mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe zemrën, prandaj është shumë e e rëndësishme t’i mbani ato në normat normale. Një prej mënyrave është të shtoni sa më shumë prej perimeve dhe frutave me ngjyrë blu në dietën tuaj.

Mbrojnë nga infeksionet
Shumë prej antioksidantëve në frutat e perimet blu, janë në gjendje të aktivizojnë qelizat immune. Me fjalë të tjera, frutat dhe peirmet me ngjyrë blu në dietën tuaj, ju forcojnë sistemin imunitar.
Veçanërisht gjatë stinës së ftohjeve dhe gripit, duhet të filloni të hani sa më shumë fruta dhe perime me ngjyrë blu për një sistem imunitar që lufton bakteret dhe viruset përgjegjëse për infeksionet. Me ndihmën e tyre nuk do t’ju duhet të rrini në shtrat asnjë ditë.

Ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të inflamacionit kronik
Ju ndoshta nuk e dini, por brenda trupit tuaj mund të ketë zënë vend inflamacioni. Është diçka që ndodh për arsye të ndryshme, nga stresi tek ekspozimi ndaj toksinave dhe mund t’ju vërë në rrezik për probleme të ndryshme shëndetësore të lidhura me inflamacionin si diabeti, artriti dhe osteoporoza.
Ushqimet me ngjyrë blu janë shumë të pasura me veti anti-inflamatore, duke i dhënë fund inflamacionit kronik me të cilin po përballeni.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Sport

​Lampard: Man Unitedi e ka një skuadër të mrekullueshme

Ish-mesfushori legjendar i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë një skuadër të mrekullueshme, si dhe i ka cilësuar “Djajtë e kuq”...

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Bota Shqiptare

Gazeta franceze: Ja harta e planit Thaçi-Vuçiç, kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Prestigjiozja franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Në shkrimin e...

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Aktualitet

Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Progresi i shoqërisë shqiptare duket se është ndalur, dhe për këtë fajin e ka ekskluzivisht mungesa e mundësive, shanseve për të gjithë. Këto përfundime dalin nga indeksi i progresit social...