Si të kontrolloni dëshirën për të ngrënë pa pushim

Diel, 02 September 2018 18:25

Përpara se të përfundoni duke ngrënë produkte dyqani ose të konservuara, pini një gotë ujë dhe reflektoni: është apo nuk është uri e vërtetë? Duhet të dini se në periudhat e stresit dominon uria nervore ose e mendjes.

Për të mos përdorur ushqimin si ngushëllim, dëgjoni muzikë ose kërceni, pra lërini hapësirë këtyre lloj emocioneve.

Konsumoni shumë fibra
Drithërat, bishtajoret dhe frutat janë shumë të pasura me fibra: shtrojini ato në tryezë në vaktet më kryesore të ditës. Ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur duke ju larguar urinë. Ndërkohë, mos harroni se buka e prodhuar me miell të bardhë nuk është aspak e mirë nëse doni të luftoni urinë e vazhdueshme. Majaja dhe yndyrat e bëjnë atë jo të shëndetshme.

Hani mëngjes
Zakonisht kapuçino me një kroasant jua mbush syrin për mëngjes, por gjithsesi rrezikoni që vetëm pas pak orësh të ndiheni të uritur. Mëngjesin është e mira ta konsumoni në shtëpi, ndërsa më pas mund të shkoni tek i njëjti bar për të pirë një kafe ose një leng të shtrydhur.
Ecni
Kur e ndieni nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të pashëndetshme, dilni për një ecje 15 minutëshe. Një studim ka treguar se njerëzit që kanë ecur përpara se të hanë çokollatë, kanë konsumuar gjysmën e kalorive më pak se ata që nuk kishin ecur.

Aromat
Nuhatja e aromave të këndshme mund ta reduktojë urinë dhe më të mirat janë dëshmuar aromat e portokallit dhe vaniljes, sepse ato ndikojnë në dëshirën për ëmbëlsira. Aroma e jaseminit është dëshmuar se redukton dëshirën për çokollatë, ndërsa menta e ndalon plotësisht oreksin.

Mollët
Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...