4 problemet shëndetësore që po ju shkaktojnë dobësi dhe plogështi

Premte, 07 September 2018 22:53

Ndjesia e lodhjes dhe plogështia mund të duken si simptoma më e fundit e jetës moderne. Ato lidhen shpesh me përdorimin e pajisjeve teknologjike, rënia në gjumë afër laptopit apo zgjimi me telefonin.

Këto janë disa nga arsyet, por jo të vetmet. Ndjesia e lodhjes kronike apo plogështisë mund të jenë shenjë e diçkaje edhe më të rrezikshme se thjesht qëndrimi për shumë kohë para pajisjeve elektronike. Mund të tregojë prezencën e një ose disa gjendjeve shëndetësore, disa edhe të rrezikshme.

Ja si të bëni dallimin mes “lodhjes moderne” nga lodhja që kërkon ndihmë mjekësore.

Anemia

Anemia zhvillohet kur ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në çdo pjesë të trupit. Më pak oksigjen do të thotë më pak energji dhe më shumë lodhje.

Forma më e zakonshme e anemisë është ajo e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit. Një analizë e thjeshtë gjaku mund të tregojë nëse vuani nga anemia.

Sindroma e lodhjes kronike

Një nga simptomat kryesore të sindromës së lodhjes kronike është padyshim lodhja, megjithatë me disa karakteristika specifike. Është lodhje që zgjat të paktën 7 muaj, që përkeqësohet me problemet fizike ose mendore, dhe që nuk përmirësohet sa do që të pushoni. Kjo sindromë është më e zakonshme te gratë në të 40-tat dhe 50-tat. Nuk dihet se çfarë e shkakton këtë sindromë, prandaj diagnostikohet shpesh duke përjashtuar gjendjet e tjera.

Problemet me tiroiden

Si një tiroide shumë aktive ashtu edhe një pasive mund të shkaktojnë lodhje. Por, shkaktari më i zakonshëm është një gjëndër pasive, kur nuk prodhohen mjaftueshëm hormone. Hipotiroidizmi shkakton gjithashtu shtim në peshë dhe dhimbje të muskujve.

Depresioni

Stresi i jetës së përditshme mund t’ju shkaktojë lodhje. Por, depresioni dhe ankthi e përkeqësojnë edhe më shumë atë. Lodhja për shkak të depresioi është më shumë se thjesht mungesa e energjive gjatë ditës; është gjithashtu apati, probleme me fokusimin dhe mbajtjen mend, ndjesia e të qenët i pamotivuar etj.

Modifikuar më Saturday, 08 September 2018 10:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!