A e dini moshën e zemrës tuaj?

Hënë, 10 September 2018 08:04

Shëndeti Publik në Angli ka krijuar një test që i ofron njerëzve mbi 30 vjeç të zbulojnë moshën e tyre të zemrës. Në këtë mënyrë, kuptojnë nëse janë në rrezik të ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare apo goditjeje në tru.

Në test parashikohen rreth 80% të rasteve me sulm në zemër apo goditje në tru të personave nën 75 vjeç, të cilët mund ti parandalojnë në rast se përmirësojnë shëndetin e zemrës. Sipas disa rezultateve, mënyra e keqe e të ushqyerit dhe aktivitetit ditor shkakton vdekje të hershme tek katër në pesë të rritur.

Njerëzit duhet të lënë duhanin, të hanë një dietë të shëndetshme dhe të bëjnë stërvitje të mjaftueshme.

Testi nuk është diagnostikues, nuk tregon nëse do të keni një atak në zemër, por mund të jetë një thirrje zgjimi për të bërë ndryshime të shëndetshme.

David Green, i cili është 59 vjeç bëri testin.

“Momenti më i keq ishte kur zbulova se zemra ime është 10 vjet më e vjetër dhe jetesa ime ishte shkurtuar”, tha ai për BBC.

Bëni testin duke klikuar këtu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Aktualitet

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat nuk bëhen të ditur deri në...

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Në rrugën “Asim Vokshi” u arrestua Arsen Caka 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik...

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Bota Shqiptare

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nuk deshi të komentojë lidhur me çështjen e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj apo protestat kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Sipas...