E dinit që cigaret përmbajnë sheqer?!

E mërkurë, 31 October 2018 18:45

Ka pak duhanpirës që e dinë se sheqeri shtohet në cigare, sipas një sondazhi të ri amerikan.

Në të njëjtën kohë, pak prej tyre janë të vetëdijshëm se shtimi i sheqerit në duhan rrit sasinë e toksinave në tymin e cigareve, shkruajnë autorët e hulumtimit në revistën “Nicotine and Tobacco Research”.“Cigaret përmbajnë sheqerna natyrale dhe shtojcë që të zvogëlojnë “hidhësinë” e tyre, gjë që e bën më të lehtë thithjen e tymit. Por ato në të njëjtën kohë rrisin sasinë e kimikateve të dëmshme në tym të duhanit, si dhe potencialin e pirjes së duhanit”, thotë Andreë Seidenberg, nga Shëndeti Publik në Universitetin e Karolinës së Veriut. “Një numër i madh i pjesëmarrësve thanë se duan të dinë më shumë për sheqerin në cigare dhe ky është një shans,” tha ai për Reuters.

Ai dhe kolegët ndoqën 4,350 duhanpirës të rritur, si pjesë e një eksperimenti të cigareve, transmeton KosovaPress. Në fund të eksperimentit, pjesëmarrësit iu përgjigjën dy pyetjeve rreth sheqerit të shtuar në cigare: “A po shtohet sheqeri në cigare?” dhe “Shtimi i sheqerit në cigare rrit toksina në tymin e duhanit. A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë pasojë të shtimit të sheqerit para fillimit të studimit?” Rezultatet e studimit treguan se 5.5 pjesëmarrës në sondazh e dinin se sheqeri ishte shtuar në cigare dhe vetëm 3.8 për qind e dinin se shtimi i toksinave në sheqer rrit tymin e duhanit. Seidenberg thotë se rezultatet e sondazhit e befasuan atë.

Ai vendosi me kolegët që të fillonin të punonin në mesazhe rreth ekzistencës së sheqerit në cigare. Në një fushatë të organizuar në Australi, Seidenberg dhe kolegët paralajmërojnë këtë në këngën “Sugar, Sugar”, ndërsa në ekran thuhet: “Shtimi i sheqerit dhe mjaltit mbulon shijen e hidhur të duhanit, por dëmtimi i pirjes së duhanit dhe cigareve nuk mund të fshihen”.

Duhet të mbahet mend se nikotina që përmban në cigare shton varësinë pasi stimulon dopaminën në tru të duhanpirësve dhe atyre iu japin një ndjenjë të përkohshme të relaksimit dhe qetësisë. Për shkak të qetësisë së përkohshme, duhanpirësit shpejt ndezin cigaren e re. Megjithatë, disa nga aditivët në cigare stimulojnë receptorët e nikotinës, gjë që i bën shumë duhanpirës të rastësishëm të bëhen duhanpirës të pasionuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!