Si të dini se kur ju duhet të shkoni tek psikologu?

E Enjte, 10 May 2018 20:32

Shpesh gjendemi para situatave të trishta të cilat na bëjnë të ndihemi të pashpresë. Përballemi me probleme ku kemi nevojë patjetër për ndihme profesionale për të dalë nga gjendja depresive në të cilën ndodhemi.

Ka disa raste kur në vërtet kemi nevojë për të shkuar tek psikologu por duhet t’a kuptojmë këtë, pasi të gjithë qeniet njerëzore kalojnë periudha të vështira emocionale, por këto periudha kalohen me kalimin e kohës.

Nuk ekzistojnë rregulla të cilat tregojnë se kur duhet të shkojmë tek psikologu dhe kur jo, kjo varet vetëm nga individi. E rëndësishme është të kuptojmë dhe të ndajmë psikologun nga çmenduria. Pasi ky term i largon njerëzit nga psikologu. Tek psikologu nuk shkohet vetëm kur je i çmendur por dhe atëherë kur ke hyrë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk po del dot.

Një shprehje thotë: “Më mirë të shkoj tek psikologu duke qarë sesa të shkoj tek psikiatri duke qeshur”. Ndaj jeni ju ai që duhet të merrni masa që gjendja juaj të mos rëndohet më shume.

Ka ditë kur ne ndihemi të lodhur, të stresuar, dhe nuk duam të bëjmë asgjë, por kjo nuk do të thotë që kemi nevojë për psikolog. Gjithçka qe ne kemi nevojë është pak pushim, relaksim apo vete-terapi të tjera që mund të aplikojmë si: yoga, meditim, ushqyerje më e shëndetshme, një mik i mirë etj.

Nëse një i afërm i juaji ka vdekur, në qoftë se je duke pësuar një divorc, nëse ke përjetuar episod tradhtie, abuzimi, probleme me miqtë, do të bënit mirë të kontaktonit me një psikolog.
Në qoftë se ju keni vuajtur ndonjë traumë në fëmijëri, të tilla si abuzimi, dhuna ju duhet të flisni me psikologun. E rëndësishme është të evidentoni rastet kur gjendja juaj e renduar zgjat për muaj dhe nuk po dilni dot i vetëm nga situata depresive në të cilën ndodheni.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...