Shkencëtarët krijojnë xhelin që mbyll menjëherë plagët në lëkurë

Premte, 11 May 2018 14:32

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës elastik kirurgjik që mund të transformojë trajtimet emergjente duke kuruar plagët kritike në lëkurë ose në organe, pa nevojën për kapëse apo qepje.

 Xheli bazohet në tropoelastin me metakriloil të zëvendësueshëm (MeTro për të shkurtër), një proteinë hibride elastike dhe mund të vendoset në plagë të brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur ato dhe për të nxitur shërimin.

Sipas ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve prapa ngjitësit, ai mund të jetë “shpëtim jete”, duke mbyllur plagët në 60 sekonda pa ndaluar zgjerimin dhe zbutjen natyrore të organit ose lëkurës në të cilën është aplikuar.

Për të qenë të qartë, tani për tani provat janë të kufizuara në teste me kafshët, por testet njerëzore janë në provë e sipër dhe rezultatet e deritanishme janë jashtëzakonisht premtuese.

“Bukuria e formulimit MeTro është që, sapo të jetë në kontakt me sipërfaqet e indeve, solidifikohet në një fazë të ngjashme me xhelin, pa ikur”, thotë njëri nga anëtarët e ekipit të studimit, Nasim Annabi nga Universiteti Verilindor,i Bostonit.

Pasi aplikohet, ngjitësi vendoset nën dritën ultravjollcë për ta siguruar atë.

Shkencëtarët pas ngjitësit raportojnë se është e thjeshtë të aplikohet, mund të ruhet lehtësisht dhe punon në mënyrë të ngushtë me indet natyrale për të shëruar plagën.

Dhe ç’është më e mira, ky ngjitës degradon dhe zhduket nga trupi pa lënë asnjë lloj mbetjeje toksike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...