A e dinit se pijet me sheqer ju dëmtojnë kujtesën?

Premte, 11 May 2018 15:17

Pijet me sheqer nuk janë të dëmshme vetëm për dhëmbët dhe obezitetin, por edhe për kujtesën, sipas studimeve të reja australiane.

 Studiues të Universitetit të Sidneit kanë bërë një eksperiment me minj, të cilëve u është dhënë pa kufi ujë i ëmbël për tetë javë, për të testuar aftësitë e tyre të kujtesës.

Në përfundim, u testua aftësia e tyre për të kujtuar vendndodhjen e gjërave në kafazet e tyre dhe ata nuk mundën.

Një rezultat të tillë, studiuesit e lidhin me studimet te njerëzit, që lidhin Alzheimer me konsumin e sheqerit në pije-te-gazuara.

“Ne kemi të dhëna, në të cilin funksioni i kujtesës është dëmtuar kur ata janë ushqyer me shumë sheqer. Ne kemi vërejtur në rastin e minjve, se ata vazhdojnë të bredhin nëpër kafaz pa mbajtur mend gjërat ku ishin 10 minuta më parë. U deshën shtatë javë me ujë pa sheqer, për të kompensuar kujtesën, por disa prej tyre nuk janë kthyer më në gjendjen normale”, thotë menaxheri i kërkimeve, Kieron Rooney nga fakulteti i Universitetit të Shkencave të Shëndetit.

Eksperimenti tregon gjithashtu se ekziston aftësia për të rikujtuar, sidomos për femrat, por kjo varet nga kohëzgjatja e periudhës së konsumimit të sheqerit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...