Goditja nga i nxehti, zbuloni se cilat janë simptomat

Hënë, 14 May 2018 12:09

Temperaturat ekstreme, qoftë të larta apo edhe të ftohta, janë problematike pa diskutim për të gjithë të sëmurët, e veçanërisht për ata me sëmundje kronike.

Me qindra njerëz vdesin çdo vit si pasojë e komplikacioneve të lidhura me temperaturat shumë të larta. Ka një sërë sëmundjesh të lidhura me nxehtësinë, por më e rrezikshmja është goditja nga i nxehti, që ndodh me rritjen e temperaturës së trupit.

7 shenjat më të zakonshme të goditjes nga i nxehti janë:

1. Temperaturë e lartë e trupit

Nëse temperatura e trupit shkon rreth 39 gradë celsius, mund të jeni duke zhvilluar goditje nga i nxehti. Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Termometrat jo gjithmonë janë të saktë, prandaj mos i injoroni shenjat e goditjes nga i nxehti.

2. Djersitje të shumtë ose mungesë të saj

Normalisht trupi e ftoh veten duke djersitur. Por kur ekspozoheni në temperatura të larta për një kohë të gjatë (për shembull, kur punoni në ambient jashtë gjatë verës) dhe nuk zëvendësoni lëngjet e humbura, sistemi i trupit që rregullon temperaturën, “hutohet”. Si pasojë, trupi prodhon më shumë nxehtësi seç mund të çlirojë. Sfilitja nga të nxehtët kërkon vëmendje të menjëhershme, pasi mund të çojë në goditje nga të nxehtët, një gjendje jetëkërcënuese.

3. Hutim dhe marrje mendsh

Goditja nga të nxehtët shkakton simptoma të tilla si mungesë koordinimi, marramendje, acarim dhe probleme në ecje. Personat që rrezikojnë të pësojnë goditje nga të nxehtët gjithashtu kanë vështirësi në të folur dhe menduar gjërat siç duhet, prandaj u bëni disa pyetje për të vërtetuar nëse janë mirë.

4. Një dhimbje koke therëse

Dhimbja  e tmerrshme e kokës është një nga simptomat më të zakonshme të goditjet nga të nxehtët. Kjo simptomë zhvillohet kryesisht si pasojë e dehidratimit (kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë).

5. Të përziera ose të vjella

Teksa vazhdoni të djersitni, trupi fillon të dehidratohet. Nxehtësia fillon të ndikojë tek disa organe, të gjitha këto mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë simptomat e përmendura dhe shkaktojnë gjendje të fikëti, të përziera dhe të vjella.

6. Skuqje të lëkurës

Kur trupi përpiqet të ftohtë veten, e kalon rrjedhjen e gjakut drejt lëkurës, duke shkaktuar skuqje të saj. Lëkura gjithashtu mund të duket shumë e thatë ose e ftohtë, në varësi të llojit të goditjes së po përjetoni.

7. Rrahje të çrregullta të zemrës ose probleme me frymëmarrjen

Zemra vendoset nën një presion shumë të madh si pasojë e nxehtësisë së lartë. Pse? Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt për t’u siguruar që sistemet e ftohjes natyrale të trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo mund të çojë edhe në probleme me frymëmarrjen. /Shëndeti/

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 12:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...