Lëngu i portokallit ndihmon në trajtimin e tensionit të gjakut

Hënë, 14 May 2018 14:22

Shtypja e lartë e gjakut, ndryshe njohur si hipertensioni, prek miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht ato të moshën mbi 30 vjeç. – ku vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është i prekur nga kjo sëmundje një në çdo katër persona.

Ushqimet e caktuara mund të kenë ndikim negativ në shtypjen e lartë të gjakut, posaçërisht ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të kripës.

Megjithatë, ka disa ushqime tjera të cilat përmbajnë kalium, magnez e fibra dhe që ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Sipas ekspertëve, kaliumi është mineral i cili ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut duke i balancuar efektet negative që kripa i ka në trupin tuaj.

Në fakt, ata tregojnë se lëngu i portokallit është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Kalium mund të gjeni edhe në patate, banane, jogurt dhe në qumësht pa yndyrë.

Edhe tuna është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Hipertensioni mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, madje mund të çojë edhe në sulm të zemrës e të trurit, prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni atë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...