Kujdes! Mos mbani në asnjë mënyrë pajisje teknologjike në shtrat!

Diel, 20 May 2018 17:30

Përdorimi i pajisjeve teknologjike disa orë përpara se të flini, jo vetëm që ju largon gjumin dhe dëmton qelizat e syve, por zbulimet më të fundit thonë se mund të shkaktojë lloje të ndryshme kanceri.

Leximi nga një iPad përpara gjumit jo vetëm që e bën më të vështirë të flini, por gjithashtu ndikon në përgjumjen dhe vigjilencën ditën e nesërme, sipas një kërkimi të ri nga Spitali Birgham në Boston.

Studimi u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, ku thuhej se zbulimet mund të prekin këdo që përdor një lexues elektronik të librave, laptop, smartfonë ose televizorë të caktuar përpara gjumit.

Kërkimi i ri mbështet konkluzionin nga studime të mëparshme, të cilat kanë zbuluar gjithashtu se qëndrimi para një ekrani përpara se të flini mund të jetë i dëmshëm.

article 0 174FB334000005DC 970 634x418

“Ky studim tregon rezultate gjithëpërfshirëse të një krahasimi direkt mes leximit me një pajisje që çliron dritë dhe leximit të një libri të printuar dhe pasojat e tyre te gjumi”, tha bashkëautorja e studimit, Chang.

Nëse nuk të ndiheni si një zombi gjatë ditës, zbulimet janë të qarta: lexoni një libër të printuar nëse doni të stimuloni mendjen përpara gjumit dhe shmangni ekranet sikur të kenë ndonjë rëndësi themelore për jetën tuaj.

Chang tha se mungesa e gjumit, jo fjetja mjaftueshëm apo cilësia e keqe e gjumit, është e lidhur me probleme të tjera shëndetësore, si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shtypja kronike e melatoninës është e lidhur gjithashtu me rrezikun në rritje të disa kancerëve, tha ajo.

Lexuesve në iPad iu desh një kohë më e gjatë për të rënë në gjumë, ndiheshin më pak të përgjumur gjatë natës dhe kishin gjumë REM më të shkurtër krahasuar me ata që lexonin libra, zbuluan kërkuesit.

Lexuesit në iPad gjithashtu sekretonin më pak melatoninë, e cila ndihmon në rregullimin e gjumit. Ata ishin gjithashtu më të lodhur se lexuesit e librave në ditën tjetër, edhe pse kishin bërë tetë orë të plota gjumi.

Pasojat mund të jenë edhe më të rënda se ato që kërkuesit vëzhguan në kërkimin e tyre. Chang thotë se për shkak se përdoruesit e iPad-it ishin më vigjilentë, njerëzit që shohin ekrane përpara se të flenë qëndrojnë më vonë zgjuar nga sa u lejuan pjesëmarrësit në studim, duke e shkatërruar edhe më tepër gjumin.

Nëse e keni shumë të domosdoshme të përdorni tabletin, celularin apo kompjuterin tuaj përpara se të flini, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë më të sigurt.

Përpiquni të përdorni një filtër që bllokon dritën e kaltër, madje ka një aplikacion në android që bën të njëjtën gjë ose mund të blini një filtër fizik për pajisjen tuaj në iOS.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...