Shënim/Mosshpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme, një pashpirtësi – Rama ka prioritet buxhetin privat dhe jo dëmshpërblimin e qytetarëve

Edhe pse situata në vend paraqitet mjaft e rënduar për shkak të përmbytjeve, qeveria e Edvinit po e shfrytëzon më së miri këtë moment për të bërë fotot e rastit dhe për ta shitur veten para qytetarëve shqiptar si qeveria që mbron interesat e tyre. Që nga kryeministri, ministrat e deri tek deputeti më i parëndësishëm në kampin rilindas, u shfaqën dje  në ekranet tona dhe flisnin nga i pari tek i fundit për një situatë të parashikuar ditë më parë. Nëse situata ishte e parashikuar prej ditësh, përse qeveria Rama nuk mori asnjë masë për frenimin sadopak të saj, duke ngushtuar bilancin katastrofik që po lënë pas përmbytjet nga jugu në veri të vendit?. Kryeministri dje u shfaq në qytetin e Fierit, foli për situatë të rënduar, për gatishmëri të deputetëve të vet, por nuk foli aspak për shpalljen e gjendjes së emergjencës. Kryeministri si në çdo situatë tjetër, edhe në këtë situatë mjaft katastrofike që po përjeton vendi e ka mendjen tek tonelatat e drogës dhe ruajtja e pacenuar e buxhetit që është përcaktuar për të mbushur xhepat e klientëve. Rama nuk don të shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi i shmanget detyrimeve që ka ndaj qytetarëve. Edhe pse deri tani nuk kemi pasur viktima, kjo sigurisht nuk do të thotë që qeveria të struktet nga detyrimet që ka karshi qytetarëve të vet. Dëmet e mëdha materiale janë katastrofale dhe kërkojnë angazhim maksimal të qeverisë, por që fatkeqësisht qeveria jonë është e përkushtuar vetëm në mbrojtjen e drogës dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme. Qeveria në situata të tilla mund të mobilizojë të gjitha mjetet logjistike normalisht edhe ato private kundrejt pagesave, por qeveria do të merrte dhe përgjegjësitë për dëmet që ju kanë ndodhur banesave, po dhe për dëmet e tjera për shkak të saj, siç janë dëmtimet e rrugës, pra të dëmshpërblinte qytetarët. Kryeministri tha që të dalë dielli pastaj të dëmshpërblej qytetarët, pra si gjithmonë të dalë dielli dhe pastaj të harrojmë gjithçka. Pra, pas përmbytjes nga uji ndodh dhe një tjetër përmbytje, ajo e karakterit moral. Ky akt i papërgjegjshëm i Edvinit, tregon pashpirtësinë e këtij kryeministri. Nëse nuk mundi të krijonte vende pune, t’i lehtësonte nga taksat, të krijonte lehtësira dhe kushte të favorshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre personale, kryeministri më e pakta që mund të bëj është të zbatoj detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve. Recitimet nuk i shërbejnë aspak qytetarëve, vetëm sa shtojnë dhimbjet e tyre.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>