Shkarkimi i 40 krerëve të PS-së në rrethe/ Berisha: ‘Fitorja’ kërkon kurban!

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi ë Facebook, ka komentuar shkarkimin e 40 krerëve të PS-së në rrethe nga kryeministri Edi Rama. Sipas ish-kryeministrit shkarkimi i tyre është përpjekja e fundit e Edi Ramës për të dalë nga tronditja e pashpresë që mori nga shqiptarët në zgjedhjet e 25 qershorit, ku 2.4 milionë votues i dolën kundër, me vota dhe bojkot. Sipas tij këta 40 krerë po bëhen kurban nga Rama. “Fitorja” kërkon kurban! Kurbani kryesor i 2.4 milionë votave kundër, apo bojkot të shqiptarëve ndaj fitimtarëve humbës, janë dyzet krerët lokal të Partisë Siçiliste! Të dashur miq, lajmi më kryesor i mbledhjes së fundit të asamblesë së Partisë Siçiliste është një dhe vetëm një: Dyzet koka kurban në tepsi të dyzet krerëve lokal të Partisë Siçiliste. Ky vendim dëshmon tronditjen e pashpresë të Edvin Kristaq Ramës dhe fake mazhorancës së tij (kallp-shumicës së tij) të dalë nga zgjedhjet e qershorit. Miq, nuk jam supersticioz por më duket se Rama e ka kuptuar se ka fituar zgjedhje të namuna nga 2.4 milionë shqiptarë. Ngushëllime krerëve kurban siçlist, zgjedhjet ju paçin lënë shëndenë, Ramën së shpejti do ta keni në mes të sinisë”, shkruan Berisha.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>