Shkëlzen Berisha: Shpifësi Taulant Balla është në konflikt interesi, ka shkelur procedurat e komisionit

shkelzen-berisha

Shkëlzen Berisha e ka quajtur teatër politik të organizuar nga Edi Rama komisionin hetimor për CEZ të drejtuar nga Taulant Balla. Duke folur jashtë komisionit hetimor, Shkëlzen Balla u shpreh se është i gatshëm që të dëshmojë sa herë të jetë e nevojshme, por jo nën drejtimin e Taulant Ballës i cili është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha

 

Gjatë pasdites së ditës së djeshme u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit hetimor për çështjen “ÇEZ”, ku për të disatën herë ishte thirrur si dëshmitar Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo ishte hera e katërt që shkëlzen Bëerisha paraqitej në mbledhjet e komisionit, por sërish ka dështuar dhënia e dëshmisë së tij pasi ai refuzoi të bënte betimin përpara kreut të komisionit Taulant Balla, i cili me vendim gjykate është i dënuar për shpifje përkundrejt dëshmitarit. Berisha i kërkoi Ballës dorëheqjen nga drejtimi i seancës me pretendimin për konflikt interesi, gjë që u refuzua nga ky i fundit. Berisha ka përsëritur edhe njëherë deklaratat e tij ndaj Taulant Ballës, teksa e ka quajtur sërish të dënuar dhe pas disa minutash debati mes tyre, djali i ish-kryeministrit është larguar nga mbledhje me kërkesë të kryetarit të komisionit. Ndërkohë Berisha i është drejtuar Ballës me fjalët “palaço i Ramës”. Ndërkohë kreu i komisionit Taulant Balla nuk ka pranuar t’i dorëzojë Berishës vendimin e marrë gjatë mbledhjes së kaluar të komisionit, ku pretendohet se është rrëzuar kërkesa e Shkëlzen Berishës për përjashtimin e të dënuarit Taulant Balla nga komisioni pasi është në konflikt interesi.

Shkëlzen Berisha: Shpifësi Taulant Balla është në konflikt interesi, ka shkelur procedurat e komisionit/ Menjëherë pas largimit nga mbledhja e Komisionit hetimor për çështjen Çez, Shkëlzen Berisha në një prononcim për mediat e ka quajtur këtë komision të drejtuar nga Taulant Balla, si teatër politik të organizuar nga Edi Rama. Berisha rikonfirmoi edhe njëherë se është i gatshëm që të dëshmojë sa herë të jetë e nevojshme në komision, por me kushtin e vetëm që ai të mos drejtohet nga Taulant Balla, i cili është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ai është shprehur gjithashtu se Balla ka shkelur procedurat e komisionit dhe ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur prej tij për ndryshim të kreut të komisionit pa e shqyrtuar fillimisht atë. “Thirrja ime për herë të katër është një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Kam ardhur këtu 4 herë për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kam patur vetëm një kërkesë, që gjatë dëshmisë komisioni të mos drejtohet nga një person i dënuar për shpifje ndaj meje. Përgjigja ka qenë një shkelje e vazhdueshme. I dënuari është në konflikt interesi. E keni parë publikisht se si ka shkelur procedurat e komisionit dhe ka hedhur poshtë kërkesën time pa u shqyrtuar dhe e patë se si u detyrua të tërhiqej me turp. Këtu kemi të bëjmë me një provokim. Edhe njëherë tjetër kam ardhur këtu për të dhënë dëshminë time dhe do ta jepja me shumë dëshirë përpara anëtarëve të tjerë të komisionit, por ky komision nuk mund të drejtohet nga një person që shkel kodin e procedurës penale dhe është në konflikt interesi”, deklaroi Shkëlzen Berisha për gazetarët.  Shkëlzen Berisha ka reaguar edhe mbi lajmin e publikuar nga dy media pranë Qeverisë Rama, të cilat pretendojnë se djali i ish-Kryeministrit nuk ka paguar taksat, duke paraqitur një dokument, i cili vërteton të kundërtën dhe e quajti shpifjen e radhës të nxjerrë nga vet Taulant Balla. “Unë kam një dokument që vërteton që çdo taksë është paguar sipas kontratës. Ai atje lart është vetëm për të shpifur. Ka profesion si shpifës, jeton si shpifës, ha bukë si shpifës. Unë kam 12 vjet që bëj deklarim të pasurisë. Mjafton që t’ia kërkoni ILDKP dhe gjithçka do të jetë aty”, u shpreh Berisha.  Berisha teksa e ka quajtur Taulant Ballën një palaço, që po dhuron spektakël me urdhër të Edi Ramës, ka sulmuar drejtëpërdrejtë edhe kryeministrin duke thënë se këto shashka, ai mendon të mbulojë faktet që provojnë kalimet e kufirit nga vëllai i tij me makinën e përdorur nga kryetrafikanti i drogës Genti Xhixha, që është edhe drejtues i grupit të Xibrakës. “Kërkon të mbulojë mashtrimin për hapjen e 300 mijë vende pune ndërkohë që ka hapur vetëm kampe refugjatësh në çdo cep të Europës. Përpiqet të mbulojë mashtrimin për shëndetësi falas ndërkohë që u fal qindra miliona euro klientëve të tij përmes koncesioneve, kur buxheti nuk garanton dot as ilaçet për të qetësuar dhimbjet e të sëmurëve me sëmundje të pashërueshme. Shpreson të mbulojë shpalljen e kriminelëve të pafajshëm e nxjerrjen e tyre nga burgjet për arsye elektorale dhe mbushjen e qelive me të varfër që vrasin veten se nuk kanë me se të paguajnë energjinë elektrike. Tenton të mbulojë kthimin e Shqipërisë në hambarin e drogës për gjithë Europën. Kërkon të mbulojë faktin se në parlament dhe listat e PS gjen më shumë kriminelë se në listat e Camorrës në Napoli. Por sigurisht që nuk ka gënjeshtra që mund të mbulojnë degradimin e Ramës dhe kalbëzimin e qeverisjes së tij. Është thjesht një mjeran, i gatshëm t’i lëpihet çdo krimineli e të pështyjë çdo mashtrim me shpresën se krimi dhe mashtrimi do ta mbajnë në pushtet”, nënvizoi më tej Berisha.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>