Shkërmoqet “reforma” në drejtësi/Kushtetuesja shfuqizon ligjin edvinist për qeverisjen në Drejtësi

gjykata

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike dhe shfuqizon si antikushtetuese disa nga nenet e ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Pas shumë diskutimesh gjykatësit kanë votuar për shfuqizimin e pesë neneve, të cilët i konsiderojnë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën. Në këto kushte, ligji, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, pritet të kthehet për rregullime në Kuvend

 

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike dhe shfuqizon si antikushtetuese disa nga nenet e ligjit për “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues. Pas shumë diskutimesh gjykatësit kanë votuar për shfuqizimin e pesë neneve, të cilët i konsiderojnë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën. Në këto kushte, ligji, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, pritet të kthehet për rregullime në Kuvend. Burimet për News24 sqarojnë se janë shfuqizuar nenet 61 dhe 159 të ligjit, ku parashikohet mënyra sesi organizohen dhe ushtrojnë funksionin e tyre Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë. Gjithashtu antikushtetues është parë edhe neni 169 pika 5, ku parashikohet e drejta e ministrit të Drejtësisë ose përfaqësues të tij, për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Komisioneve të Përhershme të këtij Këshilli, si dhe të marrë çdo informacion që i vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit. Në fakt, Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, e që përbënin edhe thelbin e ankimimit, pasi lidheshin direkt me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Lidhur me këtë pjesë të kërkimit të opozitës, në mbledhjen e gjyqtarëve ka pasur shumë debat, por në fund ankimimi është rrëzuar, pasi nuk është arritur kuorumi. Katër gjykatës votuan pro pranimit të ankimimit dhe 3 prej tyre kundër, por që kërkesa të pranohej nevojiteshin 5 vota. Ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, është i dyti në radhë pas atij të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kthehet nga Gjykata Kushtetuese për rregullime në Kuvend.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>