Shkodra nën ujë, banorët lëvizin me varka

Vijon të mbetet problematike situata në qarkun e Shkodrës për shkak të përmbytjeve. Qindra hektarë tokë gjenden nën ujë, prurjet e lumit Drin janë rritur. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Ndërkohë në qarqet e tjera të vendit janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe gurësh duke dëmtuar jo vetëm rrugët por edhe banesa

Deputetët e Shkodrës thirrje prefektit Millja: Mblidhni Emergjencën Civile për përmbytjen

 

Vijon të mbetet problematike situata në qarkun e Shkodrës për shkak të përmbytjeve. Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në ndihmë të banorëve në vështirësi. Qindra hektarë tokë gjenden nën ujë, prurjet e lumit Drin janë rritur. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Ndërkohë në qarqet e tjera të vendit janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe gurësh duke dëmtuar jo vetëm rrugët por edhe banesa. Në njësinë administrative Dajç, janë përmbytur 430 ha tokë si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit. Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta. Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Në njësinë administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 20 ha tokë. Prurjet e lumit Drin janë rritur shumë. Në njësinë administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative. Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka. Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Në njësinë administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore dhe janë gërryer rreth 3 ha tokë në 800 ml gjatësi. Në fshatin Kuç dhe Vukatane janë përmbytur 5 ha livadhe. Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës. Aksi rrugor rural për në fshatin Bruçaj-Qafë-Thanë të Njësisë Administrative Pult është i bllokuar. Aksi rrugor rural Mazrek, në Njësinë Administrative Gur i Zi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, fshati Apripë Guri është i bllokuar dhe ditën e sotme është dërguar 1 varkë nga FNSH Shkodër për ti ardhur në ndihmë kësaj bashkie. Në fshatin Gropat e Selcës të Kelmendit, është dëmtuar një segment rrugor me gjatësi rreth 1000 m, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Në fshatin Maklaj të Shkrelit, janë dëmtuar këmbët e një ure si dhe një segment rrugor me një gjatësi rreth 150m. Në fshatin Palvar dhe Culaj, të njësisë administrative Qendër, nga përmbytja janë dëmtuar 4-5 shtëpi. Në fshatin Kçar i Poshtëm, Njësia Administrative Gruemirë, janë përmbytur disa toka nga përroi i Rrjollit.

Deputetët e Shkodrës thirrje prefektit Millja: Mblidhni Emergjencën Civile për përmbytjen/ Deputetët e qarkut të Shkodrës dhe anëtarët e Këshillit të Bashkisë së Shkodrës i kanë drejtuar një kërkesë publikisht, Prefektit të qarkut Çesk Millja lidhur me situatën e rëndë të përmbytjeve në këtë qark.  “I nderuar z. Prefekt, Ne, të zgjedhur të Bashkisë dhe Qarkut të Shkodrës, të shqetësuar maksimalisht nga situata e përmbytjeve që vazhdon prej disa ditësh, ju drejtohemi me një kërkesë legjitime në emrin tonë dhe të mijëra shkodranëve që përfaqësojmë, duke kërkuar: Mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile te Qarkut Shkodër, për t’u njohur zyrtarisht me situatën sipas informacioneve që ju dispononi. Në këtë mbledhje kërkojmë të jemi prezent ne, anëtarë të këshillit të Bashkisë së Shkodrës dhe deputetë të Qarkut. Kërkojmë nga ana juaj, për sa më sipër, te thirrni mbledhjen e KECQ urgjentisht, brenda mesditës së datës 08 mars 2018. Si të zgjedhur të banorëve të Bashkisë dhe Qarkut Shkodër e konsiderojmë jetike organizimin e mbledhjes së kërkuar, për të kontribuar në marrjen e përgjegjësive dhe përballimin e situatës shumë të rëndë të krijuar.”

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>