Shkollat në të gjithë vendin pa ngrohje – gripi, një pretekst për të fshehur gjendjen

lulzim-basha-pd-deklaron1-565x413

Kreu i PD-së, Lulzim Basha: “Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë. Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megaloman e abuziv të fasadave dhe shesheve, duke i lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se shkollat po mbahen mbyllur nga moti i ftohtë dhe jo nga gripi. Në një deklaratë për mediat, Basha thotë se gripi është një pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale, si ngrohja. Kreu demokrat thekson se Rama i ka lënë shkollat në gjendje të mjeruar, ndërsa ka harxhuar 400 mln euro për projekte abuzive. Për opozitën preteksti i gripit për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë. “Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta. Prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët”, u shpreh krye demokrati Basha. Më tej, ai theksoi se Rama ka harxhuar mbi 400 mln euro me projekte fasadash, ndërsa nuk ka bërë asnjë investim për shkollat e çerdhet e vendit. “Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klientëve të tij. Por gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë. Mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve. Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi. Tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij”, thekson Basha. Në përfundim, ai thotë se çdo ditë me Ramën në krye të vendit është një e keqe për të gjithë ne. “Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>