Fotogaleri/ Të famshmit që i mbijetuan kancerit

E mërkurë, 06 June 2018 11:40

Shumë personalitete të fushave të ndryshme botërore janë përballur me kancerin. Më poshtë njihuni me vipat dhe historitë e tyre të luftës kundër kancerit.

Jane Fonda

Aktorja amerikane Jane Fonda nuk ka arritur të mposhtë një, por dy lloje kanceri. Në nëntor të vitit 2010 ajo u diagnostikua me kancer gjiri. Zbulimi në kohë i sëmundjes e ndihmoi që ajo t’i mbijetonte kësaj sëmundje vdekjeprurëse, që ka marrë me miliona jetë grash në të gjithë botën vetëm për faktin se nuk kanë arritur ta zbulojnë herët sëmundjen.

8 vite më vonë, fati deshi që ajo të përballej me një tjetër lloj kanceri. Në janar të vitit 2018, mbijetuesja  e kancerit të gjirit dha një deklaratë shokuese lidhur me shëndetin e saj. Ajo njoftoi se së fundmi ka hequr një masë tumorale që po i zhvillohej në buzë.

Pavarësisht vuajtjeve që ka kaluar në jetë, ajo ka shkëlqyer në çdo dalje publike, duke mbetur një nga zonjat më sharmante në botë.

Zonjave të forta nuk ua zbeh sharmin as kanceri.

Michael Douglas

Aktori Michael Douglas u diagnostikua me kancer në gjuhë në verën e vitit 2010. Fillimisht e fshehu diagnozën, duke thënë se vuante nga “kanceri në fyt” me frikën se mund të ndikonte në karrierën e tij. Më pas u zbulua se ai ishte prekur nga kanceri në gjuhë si pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, human papillomavirus (HPV), që mund të rrisë rrezikun për kancer oral. Ky lloj kanceri ka edhe faktorë të tjerë rrezikues, si duhanpirja dhe abuzimi me alkoolin.

Douglas kreu një trajtim me rreze dhe kimioterapi për 5 muaj dhe tani është në gjendje të mirë, duke hedhur pas krahëve këtë përvojë të trishtë.

Kate Walsh

Ylli i serialit “Grey’s Anatomy” u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2015. Insistimi i saj për të takuar një mjek neurolog dhe kryer një skaner në kokë, bënë që ajo të zbulojë sëmundjen në kohë dhe të arrijë që ta mposhtë.

“Kisha thjesht një instinkt. Duhej të këmbëngulja patjetër, pasi nuk e lejojnë kaq lehtë kryerjen e skanerit. Por e kreva dhe falë Zotit ia dola”, deklaroi ajo gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane.

Ben Stiller

Komediani i njohur Ben Stiller ndau në tetor të vitit 2016 një sekret që e ruante prej 2 vitesh. Ai zbuloi se në vitin 2014 ishte diagnostikuar me kancer të prostatës. Aktori iu nënshtrua tre muaj më vonë një operacioni për heqjen e tumorit dhe tani është shëruar plotësisht.

“Zbulimi herët i sëmundjes me anë të testit PSA më shpëtoi jetën”, deklaroi ai gjatë një emisioni televiziv.

“Gjëja e parë që bëra kur u diagnostikova me kancer, hyra në internet për të mësuar mbi këtë sëmundje. Pashë që Robert De Niro kishte pasur gjithashtu kancer. E telefonova menjëherë atë”, rrëfen aktori.

Stiller ka vendosur të ndajë këtë sekret me publikun për t’i paralajmëruar njerëzit që të bëjnë më shpesh kontrolle tek mjeku, sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të prekesh nga një sëmundje  vdekjeprurëse.

Angelina Jolie

Pas humbi nënën nga kanceri i vezores, aktorja dhe aktivistja Angelia Jolie mësoi se kishte trashëguar gjenin BRCA-1, që rrit rrezikun për kancerin e gjirit dhe të vezores. Në prill të vitit 2013, kur ishte 39 vjeç, ajo mori guximin t’i paraprinte kancerit duke kryer mastektomi parandaluese të dyfishtë.

Ylli hollivudian kishte 87% mundësi për të zhvilluar kancerin në gji dhe 50% mundësi për të zhvilluar kancer në vezore për shkak të gjeneve të trashëguara.

Kylie Minogue

Këngëtarja dhe aktorja Kylie Minogue ishte vetëm 36 vjeç kur mësoi se i ishte zhvilluar kanceri i gjirit. Fatmirësisht arriti ta zbulojë herët dhe pak ditë më vonë iu nënshtrua një mastektomie të pjesshme për të hequr tumorin malinj. Përgjatë 8 muajve të ardhshëm ajo më pas iu nënshtrua kimioterapisë dhe trajtimit me rreze. Gjithë këtë rrugëtim të vështirë ajo e ka ndarë me fansat, duke i inkurajuar ata që të bëjnë kontrolle të herëpashershme.

Hugh Jackman

Hugh Jackman e nisi vitin 2016 me diagnozën e katërt të kancerit të lëkurës. Ai e ndau këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale, ku i inkurajonte fansat që të vendosin krem kundra diellit për të parandaluar të njëjtin fat. Ai vuante nga karcinoma bazë e qelizave, që është një nga format më të përhapura të kancerit të lëkurës. Zhvillohet ngadalë, megjithatë mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit nëse lihet pa trajtuar.

Shannen Doherty

Aktorja Shannen Doherty thotë se qeni i saj ka qenë i pari që ka zbuluar se po vuante nga kanceri i gjirit. Ai nuhaste gjithmonë në anën e saj të djathë, ku u zbulua me vonë edhe kanceri nëpërmjet testeve mjekësore. Që pas diagnozës në vitin 2015 dhe kur mësoi se kanceri i ishte përhapur në nodujt limfatik në vitin 2016, Doherty i është nënshtruar kimioterapisë, terapisë me rreze dhe mastektomisë së njëfishtë. 45-vjeçarja e ka dokumentuar të gjithë luftën e saj me kancerin në Instagram, me shpresën se mund të ndihmojë pacientë të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

“E panjohura është gjithmonë pjesa më e vështirë.  A do të funksionojë kimioterapia? A do të funksionojë rrezatimi? Gjithçka tjetër është e kontrollueshme. Dhimbja është e kontrollueshme, të jetuarit pa gji, shqetësimi për të ardhmen dhe si do të ndikojë ajo tek njerëzit që do”, rrëfen ajo.

Robert De Niro

Aktori Robert De Niro, është shembulli më i mirë për të na treguar se, kontrollet e përhershme mjekësore të shpëtojnë jetën. Ai është treguar gjithmonë shumë i përpiktë me trupin e tij, ndaj arriti ta kapte kancerin në prostatë në një fazë të hershme, çka i lejoi të trajtohej siç duhej dhe në fund, iu kthye jetës së roleve, artit dhe…babait! Në vitin 2011, në moshën 68 vjeçare, ai u bë baba për herë të tretë!

Christina Applegate

Aktorja Christina Applegate u diagnostikua me kancer të gjirit në prill të vitit 2008. Duke qenë se nëna  e saj i kishte mbijetuar kësaj sëmundje, 36-vjeçarja filloi të bënte mamografi që në moshën 30 vjeç. Mjeku i kishte rekomanduar edhe kryerjen e skanerit MRI për shkak të densitetit të gjirit. Christina iu nënshtrua një ndërhyrjeje të dyfishtë, duke hequr qelizat nga të dy gjinjtë e saj, pasi zbuloi se kishte gjëndrra kancerogjene në njërin prej gjinjve të saj. Duke folur për luftën e saj kundër kancerin, ajo tregon se njeriu që i ka qëndruar shumë pranë ka qenë e ëma, e cila e ka mposhtur kancerin dy herë, pasi ai i është rishfaqur. Christina po planifikon të ndërtojë një organizatë që mbledh fonde për njerëzit që kanë rrezishmëri të lindur ndaj kancerit, duke e pasur të trashëguar, siç edhe ajo vetë.

Cynthia Nixon

Aktorja Cynthia Nixon është një  tjetër e mbijetuar e kancerit të gjirit. Ajo njihet për rolin e saj në  serialin e njohur "Sex and the City".

Rod Stewart

Këngëtari dhe kompozitori i famshëm  britanik Rod Stewart pas një sërë peripecish arriti të luftojë kancerin e  tiroides.

Maura Tierney

Aktorja amerikane Maura Tierney  e cila është  e njohur për rolet e saj si Lisa Miller në NewsRadio, Audrey Reede, rol me të cilin fitoi çmimin Golden Globe në vitin 2016 i ka mbijetuar kancerit të gjirit.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 13:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!