Klea Huta, së shpejti në Top Channel? Zbulohet programi i ri që do prezantojë

E mërkurë, 13 June 2018 09:21

Një prej personazheve më të ndjekur të ekranit, jo vetëm në drejtimin e disa spektakleve të rëndësishme, por edhe në muzikë, së fundi, Klea Huta, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Por jo për jetën private, këtë herë. E reja e fundit që, me gjasë, pritet të ndodhë sezonin e ri televiziv, do të jetë në një ekran tjetër. 

Nga burime për Blitz.al, mësohet se Klea Huta do të rikthehet në Top Channel, ekrani në të cilin ajo provoi veten vite më parë si showgirl. Nga “Gjeniu i vogël” dhe Tv Klan, ku qëndroi për disa sezone, Klea do të prezantojë një program të ri në Top Channel.

Moderatorja dhe këngëtarja e ‘Bla Bla Bla’, shumë shpejt do të prezantojë një emision të ri, i cili u dedikohet personazheve shqiptarë që janë bërë të njohur jashtë vendit. Edhe pse në fillim ishte përfolur se ky format do të drejtohej nga motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, me sa duket, produksioni ka vendosur t’ia besojë Kleas.

Sipas burimeve, programi do të ketë gjithsej 12 puntata gjatë të cilave do intervistohen 12 personazhe të njohur që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angli etj. Si personazhe që do t’i bashkohen këtij formati janë Emina Çunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho, etj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...