Klea Huta braktis Klanin? Zbulohet programi i ri që do prezantojë në një televizion tjetër

E mërkurë, 13 June 2018 17:16

Ajo është një prej personazheve më të ndjekur të ekranit, jo vetëm në drejtimin e disa spektakleve të rëndësishme, por së fundmi edhe në muzikë.

E reja e fundit nga Klea Huta që pritet të ndodhë sezonin e ri televiziv, është se mendohet se do ta shohim Klean në një ekran tjetër. 

Mësohet se Klea Huta do të rikthehet në Top Channel, ekrani në të cilin ajo provoi veten vite më parë si shoëgirl. Nga “Gjeniu i vogël” dhe Tv Klan, ku qëndroi për disa sezone, Klea do të prezantojë një program të ri në Top Channel.

Moderatorja dhe këngëtarja e ‘Bla Bla Bla’, shumë shpejt do të prezantojë një emision të ri, i cili u dedikohet personazheve shqiptarë që janë bërë të njohur jashtë vendit. Edhe pse në fillim ishte përfolur se ky format do të drejtohej nga motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, me sa duket, produksioni ka vendosur t’ia besojë Kleas.

Sipas burimeve, programi do të ketë gjithsej 12 puntata gjatë të cilave do intervistohen 12 personazhe të njohur që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angli etj. Si personazhe që do t’i bashkohen këtij formati janë Emina Çunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho, etj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh me rrjetet sociale të një njeriu kur ai vdes?

Aktualitet

Çfarë ndodh me rrjetet sociale të një njeriu kur ai vdes?

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me...

FOTO/ Klea Huta xheloze për Elgitin, ja sa ashpër i përgjigjet fanses

Show-biz

FOTO/ Klea Huta xheloze për Elgitin, ja sa ashpër i përgjigjet fanses

Klea Huta është pyetur nga fansat në Instagram se pse ajo zgjodhi Elgit Dodën. Por përgjigja që ka dhënë Klea na ka bërë të dyshojmë se ajo është shumë xheloze...

Grabitet banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm të Italisë Matteo Salvinit

Globi

Grabitet banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm të Italisë Matteo Salvinit

Banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvinit ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ndodhi në lagjen Giambellino në Milano dhe sipas raportimeve të mediave italiane, hajdutët përfituan...