Miss Anglia 2018, për herë të parë një finaliste me hixhab

E mërkurë, 05 September 2018 17:39

Një nga 50 finalistet e Miss Anglia 2018, është edhe 20-vjeçarja Sara Iftekhar nga Huddersfield (Britani e Madhe). Ajo do të garojë për kurorën e bukurisë së Mbretërisë së Bashkuar, në Kelham Hall, Nottinghamshire,

Për herë të parë në historinë e këtij konkursi, merr pjesë një konkurrente e veshur me hixhab.

Sara ka fituar titullin e Miss Huddersfield 2018 dhe Miss Yorkshire Popularity në 2018 dhe tani shpreson të marrë këtë kurorë. “Do të jem gjithmonë mirënjohëse që m’u dha kjo mundësi”, ka komentuar vajza.

Finalja e kompeticionit do të mbahet në Kelham Hall, Nottingham, të martën në 11 shtator dhe në të do të marrin pjesë 50 vajza nga i gjithë vendi, për të fituar titullin e Miss Anglia 2018.

Fituesja do të fluturojë në Sanya, Kinë, në Konkursin e Miss Bota 2018.

Tani Sara po përdor të gjithë popullaritetin e saj për të mbledhur fonde për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë në të gjithë botën.

Në bashkëpunim me “Beauty With Purpose”, ajo ka lançuar një mbledhje fondesh në GoFundMe.

“Kam marrë pjesë në Miss 2018 për të treguar që bukuria nuk ka një përkufizim: Çdo njeri është i bukur në mënyrën e tij, pavarësisht nga pesha, raca, ngjyra apo forma”, ka shpjeguar vajza.

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 18:12

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!