Selena Gomez thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Justin dhe për jetën e saj të re

E mërkurë, 05 September 2018 19:05

Selena Gomez nuk është zhdukur, thjesht ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së medias, të përqëndrohet te gjërat që do më shumë dhe të bëjë jetën që ka dashur gjithmonë. Ajo është shpërngulur në Orange County dhe është shprehur se ndihet e çliruar, pasi Los Angeles ishte kthyer në një vend që po i merrte frymën. Këngëtarja ka nxjerrë në shitje një pjesë të madhe të pronave të saj dhe ka nisur një jetë të re larg zhurmës dhe jetës së vrullshme të Los Angeles-it.

I jam kthyer thjeshtësisë. Kështu kam qenë gjithmonë. Jam e lumtur që jam këtu ku jam tani, pasi kam gjetur veten. Si kam ndryshuar nga mosha 20-vjeçare deri tani që jam 26? Jam totalisht tjetër njeri”, -është shprehur Selena në një intervistë të gjatë për Elle.

Ndër të tjera, ajo ka folur për periudhën e ndarjes nga The Weeknd, rikthimin me Justin dhe më pas ndarjen edhe prej tij. Selena ka treguar se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe ia ka dalë ta kalojë vetëm falë mbështetjes së nënës së saj dhe grave të tjera të familjes që iu gjendën pranë dhe e inkurajuan.

Kjo është hera e parë që Selena flet publikisht për këtë periudhë delikate të jetës së saj që erdhi direkt pas momentit të vështirë të transplantit të veshkës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Bota Shqiptare

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në...

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Sport

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Mesfushori i Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, e shijoi për herë të parë stadiumin e Liverpoolit, Anfield, në një ndeshje të madhe në gara evropiane dhe mbeti mjaft i...