Raportoi se Georgina ka braktisur babanë dhe gjyshen e sëmurë, Ronaldo kërcënon me padi televizionin spanjoll

E mërkurë, 05 September 2018 19:10

Cristiano Ronaldo e ka kërcënuar transmetuesin Mediaset se do të ngrejë padi në lidhje me një emision televiziv për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez – raporton portali spanjoll, Informalia.

Emisioni për të famshmit, Salvame që transmetohet në kanalin Telecincotë Mediaset, ditë më parë kishte publikuar një fragment, ku thoshte se Georgina e ka braktisur familjen e saj prej se është lidhur me yllin e Juventusit.

Më tej thuhej, se ajo i ka prishur marrëdhëniet me babanë e saj në Argjentinë dhe gjyshen që jeton në Lorca të Spanjës.

Ndërsa, sipas asaj që thuhej në emision, edhe babai edhe gjyshja e Georginas janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Salvame, Sergi Ferre, pohonte se gjyshja e saj ishte ndier e braktisur, duke qenë se ka bërë rolin e nënës për Georginan, ndërsa 82-vjeçarja është shumë e sëmurë dhe jeton në një strehimore në Lorca, qëkur tërmeti e kishte goditur qytetin spanjoll në vitin 2011.

Në ndërkohë, sipas të njëjtit emision, babai i Rodriguez është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Argjentina, pasi ka pësuar goditje në tru.

Ronaldo është ndier i ofenduar nga ky raportim saqë ka kërkuar nga avokatët e tij që t’i dërgojnë një letër kërcënuese Mediasetit se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse ndodh ndonjë raportim tjetër për këtë çështje.

Informalia raporton se edhe Mediaset e ka marrë shumë seriozisht kërcënimin dhe ka kërkuar nga gazetarët që të mos hetojnë më shumë në lidhje me Georginan dhe familjen e saj. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla...

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Lifestyle

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët...

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!