Eleni Foureira sërish në vëmendje të mediave: Kam lindur në Shqipëri, por ndihem greke!

Tuesday, 11 September 2018 11:56

Këngëtarja Eleni Foureira vazhdon të jetë në interesin e mediave greke për shkak të origjinës së saj shqiptare.

Në një intervistë të fundit televizive në Greqi, Eleni tregon se si ndihet kur dëgjon komente të ndryshme. 31-vjeçarja ka lindur në Shqipëri dhe kur ishte ende e vogël, prindërit e saj emigruan në Greqi, ku ajo jeton tashmë prej më shumë se 20 vitesh.

"Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke. E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote", thotë Eleni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare përfaqësoi denjësisht Qiprion në Eurovizion, duke zënë vendin e dytë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Politikë

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit. Shehu shkruan se...

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Lifestyle

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Edhe përse është bërë nënë për herë të parë e një djali, Adelina Tahiri nuk ka hequr dorë nga muzika. Madje, do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar më shpejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!