Tayna: "Çdo femër që është e zonja e vetes më inspiron"

Hënë, 24 September 2018 14:03

Me yll në ballë e me hapa të sigurt e në tokë, por me një sukses sa hap e mbyll sytë duke u kthyer vajza më e dëgjuar dhe e komentuar e show-bizit. Kjo është fenomeni 2018-të Tayna, që do të mjaftonte vetëm një këngë si ajo "Columbiana" që këngëtarja të bëjë të gjithë kureshtarë edhe kolegët e saj për të dëgjuar këtë hyrje të re në muzikën shqiptare. Vajza quhet Doruntina Shala dhe është nga Prizreni, ndërsa eskluzivisht flet për gazetën "Bota sot" ku na tregon se nuk po jeton në ëndërr, pasi realiteti që po jeton është më i mirë, ajo tregon se kë ka miq në estradën shqiptare madje edhe jo kompleksin për tu dukur perfekte në imazhin e saj, megjithëse dukja e saj është mjaft e pëlqyer. Ne mësojmë se kënga e saj më e re pritet të vijë të mërkurën, ndërsa mes shumë e shumë koncerteve që i erdhën si me breshëri ftesash gjatë verës ajo veçon një mbrëmje, por cilën, gjatë intervistës më poshtë mund ta zbuloni. 

Të të quajmë Tayna, Fenomeni 2018 apo Star?

- Njihem si Tayna , tjerat i takojnë njerëzve të vendosin. 

Nga gjithë ky sukses i shpejtë thua ndonjëherë "Jam në ëndërr"?

-Jo se realiteti po më duket më i mirë se endrrat. 

Sa përqind mendon se është talenti në këtë sukses, e sa njerëzit që të mbështesin? 

-Përderisa nga të gjitha që kanë mujt me qenë në vendim tim u vërejta unë, domethënë që talenti luan ron shumë të rëndësishëm edhe është diçka që t’bon mu dallu prej tjerave. Pastaj mbështetja e njerëzve luan rol shumë të rëndësishëm, edhe pa ata nuk kisha qenë këtu ku jam. Kombinimi i dyjave e kanë sjell suksesin .

Pse i le pa punë femrat e tjera të estradës gjatë verës? 

-Ka punë për të gjithë, s’ma merr mendja që e kam lënë dikën pa punë. 

Ka Tayna një mikeshë të mirë këngëtare që ta don të mirën e të përkrah gjithmonë?

-Për momentin jo, vetëm meshkuj kolegë. Përndryshe nuk është që nuk kisha pas dëshirë me pas . 

E cilët mendon se të dëgjojnë apo ndjekin më shumë nga estrada e muzikës, meshkujt apo femrat?

-Nuk e di saktësisht, po fjalë të mira kam marrë nga të dyja palët. 

Ti vetë ke një shembull që e ndjek nga artistët e huaj? 

-Nuk e kom të caktuar dikën, por çdo femër që është e zonja e vetes më inspiron edhe e marr shembull.

Shquhesh edhe për stil e dukje, kjo do të thotë se nuk je komplekse që një ditë të përmirësoje dicka në dukjen tënde?

-I kam pasiguritë e mia si të gjithë të tjerët, por mundohem t’i pranoj. 

Pritja më madhështore apo koncerti më i madh, që e mban si kujtimin më të bukur, që ke qenë deri më tani?

-Sunny Hill Festival e kisha veçuar, se ka qenë ndryshe nga koncertet e tjera . Atmosfera ka qenë madhështore edhe festivali ka qenë me përmasa ndërkombëtare .

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!