Enca flet për herë të parë për zënkën me Noizyn: Ai është mashkull që...

Premte, 09 November 2018 18:45

Noizy dhe Enca ishin dikur miq të ngushtë dhe dy figurat kryesore të grupit “OTR”, që ka për lider reperin e njohur shqiptar.

Por ndarja e tyre erdhi si një rrufe në qiell të hapur dhe sot ata nuk flasin me njëri tjetrin, madje sa herë që gjejnë mundësinë thumbojnë njëri-tjetrin në distancë

 

Gjithsesi mendohet se prishja e marrëdhënieve mes tyre erdhi, për shkak se në një intervistë televizive këngëtarja, u shpreh se suksesin e karrierës e ka nisur e vetme.

Kjo gjë nuk u përtyp nga Noizy, i cili vazhdimisht ka pretenduar se ka qenë ai njeriu që e bëri Encën një këngëtare.

Madje ka kujtuar në çdo rast se si Enca, i shkonte te studio dhe i kërkonte që ta mbështeste, në një kohë që askush nuk ia hidhte sytë.

Por pas ndarjes, vendin e miqësisë mes tyre e zuri armiqësia, aq sa nuk mungojnë deklaratat tendencioze me qëllim për të fyer apo ulur imazhin e njëri-tjetrit.

Së fundmi Enca ishte e ftuar në një emision në televizionet e Kosovës të titulluar “NIN, ku ka folur hapur për shumë çështje të jetës së saj profesionale, por edhe personale.

Ndër të tjera në tavolinë u shtrua edhe pyetja për mosmarrëveshjet me Noizy, por Enca preferon të përgjigjet shkurt: “Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër, që fiton më shumë se ai”.

Pra arsyeja pse Enca dhe Noizy janë zënë është çështje fitimesh? Në fakt vështirë të jetë e vërtetë që Enca fiton më shumë se sa reperi, pasi ky i fundit është absolutisht këngëtari shqiptar më i kërkuar në treg prej vitesh dhe sigurisht edhe më i paguari. Por mendohet që Enca e përdori këtë përgjigje për të rritur vlerat e vetes.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 18:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!