Aktorja Charlize Theron shton 23 kg, ja arsyeja

E Enjte, 19 Prill 2018 11:40

Charlize Theron është një nga aktoret më të njohura dhe të dashura të publikut.

Aktorja 42-vjeçare ka luajtur shumë role gjatë karrierës së saj, por filmi “ Tully” është ai që e ka munduar më shumë nga të gjithë.

Theron duhet të shtonte plotë 23 kilogram për këtë rol, pasi duhet të ishtë një nënë mbipeshë.

Ajo  zbuloi se dieta e rëndë e depresionoi, pasi e gjente veten me një tas me makarona në duar në dy të natës.

“Doja të ndjeja çfarë ndjente gruaja në rol dhe mendoj se ç’bëra ishte mënyra më e mirë për të qenë pranë atij stli jetese,” tha 42-vjeçarja për Entertainment Tonight.

“Ishte një surprizë e madhe për mua. Depresioni më goditi në fytyrë. Për herë të parë në jetën time po haja aq shumë ushqime të procesuara dhe po pija shumë pije me sheqer. S’isha njeriu më argëtues në këtë film.”

harlize tregoi se iu desh të hante vazhdimisht për të ruajtur peshën dhe madje shkonte në fast food-e për të ngrënë mëngjes.

“Tre javët e para është qejf sepse ndihesh si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash. Pastaj, s’është më qejf. Krejt papritur të shpifet çdo gjë dhe ushqimi është një punë më shumë.”

Aktorja shpjegoi se mbante ushqim pranë shtratit dhe çohej në mesnatë për të ngrënë. Të gjitha këto vetëm për të ruajtur peshën e fituar.

“Më kujtohet alarmi që vija në 12 të natës vetëm për të ngrënë. Zgjohesha dhe thjesht e fusja ushqimin në fyt. Është shumë e vështirë të ruash peshën e fituar.”

Fëmijët e saj, Jackson dhe August, gjashtë dhe dy vjeç, u konfuzuan nga shtimi në peshë dhe menduan se aktorja ishte shtatzënë.

Ndërsa për sa i përket humbjes së peshës, Charlize tregon se iu desh një vit e gjysmë dhe ishte ferri vetë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Po ndotim më shumë Shqipërinë dhe po i përpunojmë më pak mbetjet

Aktualitet

Po ndotim më shumë Shqipërinë dhe po i përpunojmë më pak mbetjet

Sasia e mbetjeve ka ardhur në rritje vitin e kaluar por aftësitë për menaxhimin dhe përpunimin e tyre kanë shënuar rënie në raport me vitin 2016. Sipas të dhënave të INSTAT...

Sekretariati i Energjisë, çështje kundër Shqipërisë për infrastrukturën, s’ka ndërlidhje me fqinjët

Aktualitet

Sekretariati i Energjisë, çështje kundër Shqipërisë për infrastrukturën, s’ka ndërlidhje me fqinjët

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur së fundmi një çështje kundër tre shteteve për pika të caktuara që nuk kanë respektuar në rregulloren 347 të vitit 2013. Mes tre...

Sigurimet, tregu me fitim – 7.5 milionë euro për vitin 2017

Aktualitet

Sigurimet, tregu me fitim – 7.5 milionë euro për vitin 2017

Të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës e mbyllën vitin 2017 me fitim. Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë kishte vlerën e 958 milionë...