Zbulohet shkaku i vdekjes së DJ Avicii, e vërteta do t’ju trondisë të gjithëve...!

E Enjte, 26 Prill 2018 19:51

Më në fund janë zbuluar shkaqet e vdekjes së DJ të famshëm, Avicii.

Suedezi, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling dhe që fitoi famë ndërkombëtare me këngët “Hey Brother”, “The Nights” dhe “You Make Me”, u gjet i vdekur në Muscat, Oman të premten, më 20 prill.

Familja e tij 'konfirmoi' se DJ-në ndërkombëtare bëri vetëvrasje.

Avicci ishte vetëm 28 vjeç, kur lajmi i trishtuar i vdekjes së tij u njoftua nga përfaqësuesit e tij.

Familja e tij lëshoi një deklaratë sot duke thënë:

“Timu ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik i brishtë, që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale. Një perfeksionist mbi suksesin, i cili udhëtoi dhe punoi shumë me një ritëm, që çoi në stres ekstrem.

Kur ai ndaloi turnetë, ai donte të gjente një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të ishte në gjendje të bënte atë që ai e donte më së shumti - muzikë.

Ai me të vërtetë luftonte me mendimet për kuptimin, jetën, lumturinë.

Ai nuk mundi të vazhdonte më”.

Deklarata vazhdoi:

“Ai donte të gjente paqe. Tim nuk ishte bërë për makinën e biznesit, në të cilën e gjeti veten; ai ishte një djalë i ndjeshëm, i cili i donte fansat e tij, por i shmangej vëmendjes.

Tim, do të jesh përgjithmonë i dashur dhe fatkeqësisht i humbur. Personi që ishe dhe muzika jote do ta mbajnë gjallë kujtesën tënde.

Ne Të duam ty,

Familja jote.

Kujtojmë se Avicci u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite lokale kohë, 20 prill.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I riu denoncon: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, më ndihmoni

Aktualitet

I riu denoncon: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, më ndihmoni

 Një 20-vjeçare është larguar nga banesa dhe prej dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Ka qenë bashkëshorti i saj që ka denoncuar në polici për largimin e gruas...

Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump

Globi

Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein ka mohuar një raport që ai diskutoi duke thirrur një klauzolë kushtetuese për të rrëzuar presidentin Donald Trump. Zyrtari i dytë më i lartë...

Rrezikoi deportimin, familja shqiptare merr lajmin e papritur

Aktualitet

Rrezikoi deportimin, familja shqiptare merr lajmin e papritur

Kur Albert Deda shikon kartën e identitetit, ai shkëlqen nga lumturia. Është fjala “leje qëndrimi” që shënon aty dhe e bën atë të lumtur. Pas një viti plot frikë dhe...