Paul Mccartney më i pasuri në Britani

Premte, 11 May 2018 15:36

The Sunday Times” publikoi listën e muzikantëve më të pasur në Britani për vitin 2018, të ndarë në dy kategori; më të pasurit në vend dhe më të pasurit nën 30 vjeç.

Pasuria e Ed Sheeran është rritur më shumë se çdo muzikant tjetër në Britani gjatë vitit të fundit, nga 28 në 80 milionë paund. Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për Sheeran. Albumi “÷” pati më shumë këngë në Top 10 se çdo album tjetër në historinë e klasifikimeve në Angli, kishte gjithashtu dhe të 16-ta këngët në Top 20.

Adele mbetet ende muzikantja më e re më e pasur në Britani. Ajo vlen 140 milionë paund dhe është artistja femër më e pasur në botën e muzikës në këtë vend.

Harry Styles renditet i treti në listën e të rinjve më të pasur, me 50 milionë paund. Kënga e tij debutuese si solist “Sign of the Times” dhe albumi i titulluar me emrin e tij ishte numri një në Britani për vitin 2017. Ish-shoku i grupit “One Direction” Niall Horan ka pasur gjithashtu një rritje të shpejtë të fitimeve, nga 6 në 46 milionë paund.

Muzikantët më të pasur nën 30 vjeç për 2018-n:

Adele – 140 milionë paund
Ed Sheeran – 80 milionë
Harry Styles – 50 milionë
Niall Horan – 46 milionë
5= Liam Payne – 42 milionë

5= Louis Tomlinson – 42 milionë

Little Mix – 40 milionë
Zayn Malik – 35 milionë
Sam Smith – 24 milionë
Jessie J – 18 milionë
11= Winston Marshall – 16 milionë

11= Rita Ora – 16 milionë

Sir Paul McCartney kryeson listën e artistëve britanikë për një tjetër vit. Pasuria e tij matet me gjithë atë të bashkëshortes Nancy Shevell, duke u vlerësuar në 820 milionë paund. Paul bëhet kështu muzikanti më i pasur ndonjëherë në historinë e “Rich List”, qëkur është publikuar në vitin 1989. Sir Paul dhe Sir Elton John janë të vetmit emra të pranishëm ende që ishin edhe në edicionin e parë, 29 vjet më parë.

Muzikantët më të pasur për vitin 2018:

Paul McCartney dhe Nancy Shevell – 820 milionë paund
Lloyd-Webber – 740 milionë
U2 – 569 milionë
Elton John – 300 milionë
Mick Jagger – 260 milionë
Keith Richards – 245 milionë
Olivia dhe Dhani Harrison – 230 milionë
Ringo Starr – 220 milionë
Michael Flatley – 202 milionë
Sting – 190 milionë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Sport

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë...