Monika Beluçi: Lajmet në media për evazion fiskal, të qëllimshme dhe të pavërteta

E mërkurë, 16 May 2018 09:36

Aktorja italiane, Monika Beluçi përgënjeshtroi sot dyshimet për deklarim të rremë në organet tatimore që rëndojnë mbi të, duke denoncuar informacionet si keqdashëse dhe të qëllimshme.

”I përgënjeshtroj informacionet sa keqdashëse aq edhe qëllimisht të pavërteta të shpërndara nga disa media në lidhje me situatën time fiskale”, – njoftoi aktorja në një deklaratë, pas një artikulli të ”Mediapart”, ku thuhej se administrata tatimore franceze i kishte kërkuar autoriteteve zvicerane të dhëna bankare në lidhje me pasuritë e aktores në Zvicër.

”Edhe pse aktivitetet e mia profesionale i ushtroj kryesisht jashtë Francës, kam zgjedhur si vendbanim Francën. Në këtë kuptim, unë i paguaj taksat në Francë”, – u shpreh Monika Beluçi.

”Në kontrollin e fundit rreth situatës time fiskale, i kam përcjellë organeve franceze tatimore të gjithë elementët e kërkuara dhe të nevojshme informuese për të zgjidhur këtë çështje. Jam plotësisht e përditësuar për detyrimet e mia kundrejt Francës”, – shtoi ajo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...