Shpërblimi i Shejtanit

Një çun, në tempull, pa, qirinj, shandanë

Dhe shënjtë e në cep një ikonë sterrë;

Ndaj pyet: -“Po kjo?”- – “Ësht’ djalli, aty!”- i thanë;

Qesh çuni: -“Aty po ndez qiri njëherë”-

 

E gjith qejf ikën në shtëpi të flerë;

At’bot shejtani i del i thotë: -“O xhan!

“Qiri më ndeze e un ta shpërblej nderë…

“Ja tek ky pyll, nën dhé, ka një kazan,

 

“Gërmo e do gjesh, nesër, florinj plot!

“Lër’ shënjë, ama, një tullë o një plis bari”

“O kakën bëj! A e bën kakën dot?”-

 

Shtërzoi çuni sa s’iu këput damari…

Kur krismë ndjeu, syt’ hapi… i erdhi ndot:

Në ëndërr… brekët kishte mbush qyqari.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>