Shqetësimi i partive të opozitës dhe heshtja e kritizerëve në prag të protestës

Partia Demokratike Shqiptare së bashku me partitë e tjera aleate të opozitës, dhe së fundmi edhe me LSI, kanë vendosur të thërrasin një protestë me, 27 Janar 2018, ditën e Shtunë ora 12.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, në Tiranë. Arsyet e kësaj proteste tashmë dihen, pasi lideri i opozitës dhe kryetari PDSH z. Lulzim Basha, i ka bërë të ditura, që në takimet që zhvilloj me qytetarët në disa rrethe të vendit në fundin e vitit 2017, dhe gjithashtu po i përforcon dhe aktualisht, si dhe do të vijojë t’i përforcojë edhe në takimet që ka zhvilluar, po zhvillon dhe do të zhvillojë me strukturat e PD nëpër rrethe, duke shfrytëzuar 27-vjetorin e krijimit të tyre.

Deri këtu gjithçka është normale, pasi opozita është në të drejtën e saj për të protestuar, brenda normave dhe hapësirave demokratike, që të mundëson ligji, natyrisht në mënyrë demokratike siç është në traditën dhe programin e saj, për arritjen e kauzave që synon dhe mbron, ndryshe nga kundërshtarët politik, që kanë metodë tjetër të cilën e kanë demonstruar mëse një herë në këtë vend.  Mjafton të kujtojmë Pranverën e përgjakur të vitit 1997, kur ju vërsulën institucioneve shtetërore dhe i shkrumbuan ato, për vijuar me të tjera protesta të tyre “demokratike”, për të mbërritur deri në 21 Janarin e vitit 2011, ku të gjithë i kemi parë ato skena të turpshme të protestuesve të dirigjuar politikisht, ndaj punonjësve të policisë së shtetit, dhe nga degjenerimi i situatës dhe dalja jashtë kontrollit të saj, pati edhe katër qytetarë të vrarë.

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare do të protestojnë me 27 Janar 2018, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies dhe krimit, kanabizimit dhe kriminalizimit, lirisë së mendimit dhe veprimit, deformimit të votës së shqiptarëve, terrorizimit dhe blerjes së saj, censurës së medias, braktisjes së përditshme dhe humbjes së shpresës, marrjen peng të drejtësisë, dhe fundmi tendencës për të marrë edhe FSHF, dhe plot e plot arsye të tjera. Dhe do të jetë mbështetja ose jo, që do të marrë në këtë protestë nga ana e qytetarëve të vendit, që do të përcaktojë të drejtën ose jo të kësaj proteste dhe koherencën e saj.

Në këtë situatë politike që po kalon vendi, në njërën ana organizimit që po bën Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi për një protestë madhështore, qytetare dhe demokratike, dhe në anën tjetër Partia Socialiste, që qeveris e vetme, që në dukje pavarësisht se nuk jep për të kuptuar por gjithsesi brenda saj zien interesi për protestën e opozitës, së pari për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e saj dhe pse jo edhe për përmasat që do të marrë dhe çfarë do të rrjedhë prej saj dhe brenda kësaj klime që po zhvillohen ngjarjet në të dyja kampet, që për hir të së vërtetës janë të investuara fort në dobi të interesit të tyre, gjatë këtyre ditëve brenda këtij oazi të shfaqur apo dhe të fshehtë, janë ravijëzuar dy qëndrime mjaft interesante, pse jo dhe të rëndësishme.

Së pari shqetësimi i partive të vogla të opozitës, për pjesëmarrjen e LSI, në protestë me gjithë seriozitetin dhe mbështetjen nga ana e saj pa rezerva ndaj kësaj proteste dhe së dyti heshtja e çuditshme e disa eksponentëve të PD, që bërtisnin kohë më parë me të madhe se përse Basha nuk po organizon protesta?!! Çfarë i pengon këta zotërinj dhe zonja të nderuar/a, që të bëhen pjesë e këtyre protestave, apo nuk ju ka ikur akoma inati i mospërfshirjes së tyre në listat për deputetë në zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar?!! Apo më tej akoma a mos vallë i lidh ndonjë fije e padukshme me segmente të caktuara të qeverisë, dhe janë vënë në shërbim të tyre, vetëm e vetëm për të baltosur liderin e PD dhe të opozitës z. Lulzim Basha, apo kujtuan se Basha nuk do ta kishte opcion të tij dhe subjektit politik që drejton, protestën ndaj kësaj qeverie për arsyet që thamë më lart dhe plot të tjera që çdo shqiptar i ndershëm din ti rreshtojë më së miri.

Tani këtë grup që jua ka andja të etiketohen “Anti Bashë”, apo që pretendojnë për të ringritur PD, sa duket thirrja e protestës nga ana e PD, i ka zënë të papërgatitur dhe janë tërhequr në heshtje turpi, ose për të marrë udhëzimet në strofkat prej nga ushqehen, ose për të mos b’za, pasi për të kërkuar ndjesë përpara demokratëve për gjithë ato tellalle që ngritën ndaj Partisë Demokratike dhe lidershipin e saj, nuk është se pritet prej tyre.

Koha do të tregojë mësë miri se çfarë fshihet pas tyre, përsa kohë nuk i bashkagjiten kauzës së protestave, për të cilat shumë kohë më pare u çorën. Apo do të vijnë si; “Koshi pas të vjelave”. Pasi të bëhet protesta dhe të shohin rrjedhën e saj. Personalisht mendoj se ato nuk janë më pjesë e PD, këtë gjë e provon sjellja e tyre ndaj politikave dhe kauzave te PD. Qofsha unë i gabuar, por s’ka mundësi të ndodhë ndryshe.

Edhe për shqetësimin që kanë krerët e partizave të vogla të opozitës, për pjesëmarrjen e LSI në protestën e 27 janarit 2018, unë mendoj se ato e kanë një të “drejtë”. Se disa prej tyre u bënë deputet nga listat e PD, dhe tani pasi siguruan kolltukun e deputetit, gjë e cila shkaktoi jo pak hatërmbetje me dhe pa vend në radhët e Partisë Demokratike. Pasi kryetari PDSH, z. Lulzim Basha për të plotësuar orekset e kryetarëve të partive aleate, u detyrua të bënte levizje jo të lehta, në momentet e fundit.

Këto kryetar partish të bërë tashmë deputetë nga PD, tani i kërkojnë Bashës të mos bashkëpunojë me LSI. Kanë harruar faktin se pa u bashkuar shumë faktorë nuk bëhemi shumicë. Dhe PD me këto parti aleate dhe mbështetje elektorale që ato kanë, nuk vjen kurrë në pushtet. Për hir të realitetit duhet thënë se, Rama bëri mirë me të tijët që i hoqi qafet, duke ju treguar vendin dhe mos lënë të ushqehen qyl në tepsinë e pushtetit. Do të bënte mirë edhe Basha, që të mos i mbante nën sqetulla!… Por hezitoj ta bënte, dhe u tregua shumë bujar me to. “Ma mirë djepi thatë, se dreqi në të”, thotë një fjalë e vjetër. Gara prandaj është ku seicili duhet të masë forcat vetëm. Pastaj koalicionet pas elektorale janë të njohura në të gjithë botën.

Zotërinjtë kryetarë të këtyre partive të vogla të opozitës, e dinë më mirë se kushdo se sa forcë elektorale kanë, dhe këtë e kemi parë të gjithë në zgjedhjet e zhvilluara deri më tani. Por të mos harrojmë se në historinë e tyre të gjitha këto parti, kanë bashkëqeverisur me të majtën dhe fundja nuk është se u bë hataja se LSI si parti e majtë i bashkohet PD, në këtë protestë e cila duhet të jetë mbarë kombëtare dhe të mos synohet për ta personalizuar atë.

Dhe këto parti të vogla të opozitës që shqetësohen për pjesëmarrjen e LSI në protestë, të mos harrojnë se edhe sikur të ngrihen në fuqinë e tretë, apo më shumë se kaq, nuk e bëjnë dot as çerekun e LSI, e cila ka treguar se është forcë politike e organizuar dhe se është ngritur dhe forcuar në një klimë politike jo fort oportune. Për të vijuar më tej kësaj proteste priten ti bashkohen edhe parti të tjera të spektrit politik shqiptar dhe s’ka asnjë arsye të trembet kush nga ardhja e tyre. Kushdo që e ndjen në veten e tij se duhet të protestojë, është I mirëpritur ti bashkohet uraganit mbarë popullor të protestës. Mbi të gjitha kësaj proteste do ti bashkëngjiten qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, që dinjiteti dhe integriteti i tyre është nëpërkëmbur, në këto vite të qeverisjes së rilindjes, që ka hyrë në mandatin e dytë dhe këto ditë po reklamon 100 ditëshin e këtij mandati.

Natyrisht PD si forca më e madhe e opozitës, ka drejtën e saj të jetë udhëheqëse e kësaj proteste dhe të tjerave që do të vijojnë. Ndërsa partitë e opozitës cilat do qofshin ato kanë edhe ato të drejtën e tyre të jenë pjesë e kauzës së protestave, apo pse jo edhe të mos jenë pjesë e saj por e pakta të mos b’zajnë, ose bëhen edhe pjesë e qeverisë që të paktën ta dijmë se nuk i kemi me vehte.

Pavarësisht shqetësimeve apo heshtjes së individeve dhe grupeve të caktuara, si dhe përpjekjes së qeverisë për ta anatemuar dhe përçarë atë, ora e protestës mbarë popullore po troket dhe vullkani i saj do të jetë i madh, llava e së cilës do të shpërtheje në Tiranë më 27 Janar 2018, dhe do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Detyrë e Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, si dhe e partive të tjera të opozitës, është të jenë të vendosur dhe të bashkuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e saj, duke konkretizuar me sukses fillimin në Tiranë dhe vijimin në të gjithë vendin, për të krijuar kushtet e krijimit të një qeverie anti-kanabis dhe antimafie, që të garantojë zgjedhje të ndershme, të lira dhe të pranuara nga palët, si dhe të çertifikuara nga ndërkombëtarët.

 

 

 

D

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>