Shqipëria e Edvinit/10 ton drogë drejt Ankonës – Arrestohen thuajse të gjithë doganierët e Durrësit dhe Qafë-Thanës

droge

Kërkesa e liderit të opozitës: “Të arrestohen dyshja Rama-Tahiri si përgjegjës kryesor i shtetit të drogës”

Prokuroria për Krimet e Rënda ka arrestuar të paktën 10 punonjës policie në Stacionin e Policisë së Portit Durrës, përfshirë këtu edhe Shefin e Stacionit policor të Portit. Arrestimet erdhën si pasojë e vijimit të hetimit të nisur pas kapjes së një kamioni me 10 tonë drogë në portin e Ankonas në Itali. Mësohet se të arrestuarit në operacionin e zhvilluar gjatë pasdites së të dielës dhe të tjerë të dyshuar kanë krijuar mundësitë për kalimin e kamionit në drejtim të Italisë. Prokuroria për Krimet e Rënda ditën e djeshme njoftoi zyrtarisht arrestimin e një numri 18 zyrtarëve të Portit të Durrësit, doganës së Qafë Thanës e Tiranës. Në njoftim theksohet se është arrestuar bashkë me 9 policë të Portit edhe Shefi i Stacionit Policor të Portit të Durrësit Julian Doraci, si dhe 8 doganierë të Qafë – Thanës e Tiranës. Mes të dyshuarve të këtij hetimi ka ekzistuar një formë e organizuar bashkëpunimi për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali në njërin ose në të dy episodet, të regjistruara më Shkurt dhe Mars 2017 dhe që janë pjesë e të njëjtit procedim penal. Operacioni duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente që Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj bënë të premten në Prokurorinë e Durrësit. Prokuroria e akuzon Doracin për ngjarjen e ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qaf –Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë–Thanës. Ndërkohë ka edhe një rast të dytë, të ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord. Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për:

Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>