Shqipëria, përsëri në udhëkryq

“Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton” – Faik Konica

 

Po përse ti Shqipëria ime po ndodhesh në kaq shumë udhëkryqe? Në udhëkryq në vitin 1913 në Konferencën e Londrës, në udhëkryq në Konferencën e Versajës në vitin 1920, në udhëkryq me pushtimin fashist dhe komunist në vitin 1944. U ndodhe në udhëkryqin e historisë në vitin 1990 në përmbysjen e komunizmit dhe në vitin 1997 kur bandat kriminale komuniste i vunë zjarrin Shqipërisë me revolucionin bolshevik. Edhe sot 27 vite pas rënies së komunizmit ti je në udhëkryq Shqipëria ime, je në rrezikun e kërcënimit të demokracisë dhe vendosjen e një regjimi putinist, bolshevik. Duke bërë një paralelizëm me thenien e Konicës një shekull më parë, me të vërtetë Shqipëria sot qeveriset nga një copë injoranti dhe ky është Edvin Rama. Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha, për çdo ditë po deklaron nga Çadra e Lirisë, se vendimi që është marrë në mënyrë unanime nga mijëra e mijëra protestues me 18 Shkurt është i pakthyeshëm dhe i pathyeshëm. -Tërheqja nga ky vendim përbën një tradhti kombëtare-deklaroj dje udhëheqësi i opozitës. Në protestën e paparë ndonjëherë në Shqipërinë post komuniste,është marrë vendimi se pa largimin e Edvin Ramës dhe formimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,zgjedhje nuk mundet të ketë. Për më shumë se 3 javë rresht, natë e ditë,para Kryeministrisë qindra e mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria po kërkojnë dorëheqjen e Edvin Ramës në mbrojtje të demokracisë. Deformimi dhe manipulimi i votës sjell në pushtet diktaturat. Por kësaj proteste mbarëpopullore, i sëmuri psiqik i “Rilindjes” po i përgjigjet me arrogancën e pushtetit. Përballë kësaj gjendje situate po precipiton në një kundërshtim më të fortë të popullit opozitarë, çfarë nënkupton një krizë institucionale që do ta dërgojë vendin në kaos dhe rebelim. Edvin Rama e ka humbur arsyen në egon e pushtetit të pamerituar dhe është strukur si struci sikur nuk shikon dhe as ka dëgjuar asgjë. Kjo po tregon se “Rilindja” ka në krye të saj një njeri të budallallepsur, arrogant dhe prepotent,të pa informuar, që nuk i bëhet vonë se Shqipërinë po e dërgon drejt një humnere që do të kërkohen vite dhe dekada për të mbyllur plagët. Në një thënie të dalluar, Uinston Cërcill, Kryeministri britanik që fitoj LDB kundër fashizmit,shkruan se, “socialistët janë si Kristofor Kolombi, nisen pa e ditur se ku do të shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë se ku ndodhën dhe e gjitha kjo me parat e të tjerëve”. “Rilindja” e Edvin Ramës është një organizëm pa kokë, por për këtë miopi të kësaj lëvizje bolshevike, haraçin do ta paguajnë shqiptarët. Shqipëria sot është në një udhëkryq, do të fitojë kauza e demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të largohet Edvin Rama për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira, apo do të fitojë Edvin Rama me arrogancën e tijë duke e zhytur vëndin në një republikë putiniste dhe bolshevike. Kjo e dyta nuk ka të ngjarë që të ndodhë,se jo vetëm është fatkeqsia e Shqipërisë dhe demokracisë,por këtë version nuk mundet që ta pranojnë institucionet ndërkombëtare, nuk do ta pranojë Uashingtoni dhe Brukseli, nuk do ta pranojnë demokratët e Shqipërisë. Nuk ka të ngjarë që Lulzim Basha të tërhiqet nga besa e dhënë demokratëve se ai do të qëndrojë bashkë me ta derin në fitorën e demokracisë për garancinë e zgjedhje vet ë lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër edhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar që në fillimin e kësaj proteste se, “është koha sot që të mbrohen vlerat e demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme,ose të mos flasim më”. Përballë kësaj gjendje kaotike, kur zgjedhjet e 18 Qershorit që janë në prag mundet të dështojnë, Shqipëria në një kaos institucional të shtetit pa shtet, Edvin Rama e ka mundësinë që t’i verë gishtin kokës dhe të mendojë pasojat. Nuk mundet të këtë ndodhur në asnjë vend të botës që aspiron për demokraci,kurë I kërkohët një Kryeministri dorëheqja pasi e ka qelbur qeverisjën që të mos japë dorheqjën.Shqipëria nuk është cifligu që Edvinit ja ka lënë Kristaq Rama pasi vari në litarë Havzi Nelën, poetin e vargjeve të lirisë me 10 Gusht 1988.Një burrë shteti I një vëndi demokratike sapo populli dyshon në qeverisjën e tijë duhet të japë dorëheqjen. Vite më parë, Kryeministri i Koresë së Jugut dha dorëheqjen sepse u rrëzua një urë mbi një lumë dhe u vranë 7 qytetarë. Në Gjermaninë Perëndimore Kancelari Vili Brand dhe dorëheqjen vetëm se një ministër i kabinetit të tij ishte implikuar me shërbimin sekret rus. Nga Gjermania dhe e gjithë bota i shkuan mijëra telegrame që të tërhiqte vendimin e tij pasi që ishte Kancelari më i suksesshëm i atij kombi. E pa mundur,ai mendonte se kishte humbur besimin e popullit.Po ky Edvin Rama që është mbytur në pusin e qepëve më një qeveri hajdutësh profesionistë dhe ordinerë,Shqipëria e zhytur në varfëri ekstreme, kur mbarë vendi është mbushur më drogë që e kultivon dhe trafikon qeveria për të vjedhur, blerë dhe manipuluar votat e shqiptarëve në zgjedhjet që po afrojnë,si është e mundur që nuk dorëhiqet nga sytë këmbët? Nuk e lejojnë kartelet e drogës. Demokracia është e kërcënuar,Shqipëria në udhëkryq. Ka vetëm një rrugë, që nga lufta veç ai largohet që është i lindur tradhtarë. Këto janë vargjet e skalitura në flamurin tonë kombëtar. Kush e ndjen veten shqiptar, o sot o kurrë të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë demokracinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>