Shqipërim Arifi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Preshevës

shqiperim-arifi-1-640x344

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka dhënë dorëheqje nga ky post, pas ndërprerjes së koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprim Demokratik (PVD). Arifi, në një konferencë shtypi, e ka akuzuar kryetarin e PVD, Riza Halimi, se nuk ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit, në bazë të të cilës ai ishte bërë kryetar i Komunës së Preshevës. Alternativa për Ndryshime (APN), e themeluar nga Shqiprim Arifi, ka dalë me një deklaratë për medie ku ka dhënë opinionet e saj lidhur me akuzat e lëshuara nga PVD-ja ditë më parë. “Situata politike e krijuar së fundmi, e shkaktuar nga ana e partnerit koalicionar përmes deklaratës qesharake dhe amatoreske të lëshuara nga PVD, deklaratë e cila po tentohet të përdoret për të mbuluar tradhtinë dhe dinakërinë e këtij subjekti politik në aspektin e koalicionit, është e dëmshme dhe e nxitur nga apetite të pastërta për korrupsion dhe keqpërdorime financiare”, thuhet në deklaratën e APN-së. Sipas deklaratës, PVD e ka shkelur parimin kryesor të  marrëveshjes për koalicion, atë për ndalimin e nepotizmit dhe të punësimeve të dyfishta. Ky parim thuhet se është thyer në seancën e parë, me emërimin e kryetares së Kuvendit, e cila nuk e ndërpreu punën si mësimdhënëse, si edhe me emërimin i sekretares së kuvendit, e cila është familjare e kryetares së Kuvendit. APN e akuzon kryetarin e PVD-së, Riza Halimi, se ushtronte kontroll ndaj kryetares së kuvendit dhe ndaj zëvendës-kryetarit të komunës dhe se ka instaluar “një pushtet paralel” brenda komunës së Preshevës.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>