Shqiptarët dhe qeveria në ardhje e FYROM-it

Kuptohet,  që Maqedonia kalon një fazë të zhvillimit të saj që  karakterizohet nga tensione politike që kanë etimologjinë reale në abuzivitet me demokracinë, me zbatimin e të drejtës(ligjit) dhe drejtshmërinë (parim juridik), me keqpërdorimin e shtetit për favore partiake,  në ç’vendosje të barazisë etnike,  në barazi të individëve,  marrëdhënie shqiptaro-maqedone të frustruara dhe segreguara seriozisht,  kwrcwnim të mirëqenies socio-ekonomike të qytetarit dhe gjendje shpirtërore të shkallmuar në shoqëri. Kjo është sublimimi i krizës,  që  nuk ka paravan dhe shkas ideologjinë,  zhvillimet për ndarje të territoreve (Shqiptarve  dhe Maqedonasve),  apo katrahura të ngjashme. Në planin e jashtëm kriza karakterizohet  me marrëdhënia të tensionuara me  Greqinë, por edhe me Bullgarinë, por edhe fat të mirë jo edhe Serbinë, ndaj edhe gjithnjë e më pak ka “kërcënime” për “banovinen jugore serbe”, por edhe me BE dhe SHBA-s. Tërë këto dhe shumë sfidat të tjera do e ngarkojnë qeverisjen  në ardhje , por edhe të tjera,  nuk do jen”  kafshatë që kapërdihet lehtë”. Kjo në veçanti,  nëse disa spekulime (frikohemi nga ”spekulimet” e këtilla) për kontinuitet të qeverisjes edhe realizohen. Sidoqoftë qeveria në ardhje duhet të ketë parasysh:

Barazia etnike/Në Ballkan në hapësirat e dikurshme të Jugosllavisë çështjet e pazgjidhura dhe urrejtja etnike indikuan luftëra të papara që nga Lufta e Dyt Botërore. Më në fund politikat e mirënjohura historikisht antishqiptare, e në radhë të parë  të Serbisë për zhdukjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre, shënoi fillimshkatërrimin e Jugosllavisë në njërën anë, por edhe ndërtimin e shteteve etnike po në hapësirat e Jugosllavisë,  si zgjidhje të çështjet etnike në anën tjetër. Këtu shënojmë zgjidhjen e çështjes kombëtare në radhë të parë, pavarësimin e Kroacisë,  Sllovenisë,  Malit të Zi(të gjithë popuj sllav) dhe ndërtimin e shteteve etnike,  që pastaj të vazhdoi procesi në Kosovë dhe Bosnjë (ndërtimi i një shteti multietnik me përbërje jo sllave si bazë), pas një lufte të ashpër Serbo-Shqiptare,  përkatësisht Muslimane-Serbe dhe Muslimane- Kroate në Bosnjë, por që edhe sot e kësaj dite përpëliten për shtetformim: Kosova u ndërtua e penguar për sovranitet të plotë mbi territorin e vet, kurse Bosnja e ndarë në tri entitete me probleme të mëdha ndëretnike. Edhe pse historitë e ndërtimit të shteteve multietnike parimisht,  teoretikisht,  por edhe praktikisht janë  realitet dhe të mundshme, kjo shumë vështir realizohet në Ballkan, përfshi këtu në veçanti  Maqedoninë. Praktikisht, edhe pse Marrëveshja Kornizë e Ohrit i vuri bazat e ndërtimit të shtetit multietnik,  politikat e maqedonasve jan nisur nga pretendimet dhe logjika serbomadhe,  se,  “ku jeton edhe një Srb është Srbi”.Kjo në fakt edhe ka ndikuar në moszbatimin edhe të kreacioneve minimale pozitive-juridike të marrëveshjeve, ligjeve dhe të vet Kushtetutës dhe të standardeve me të cilët  duhej të ndahet shtetësia mes  Shqiptarëve dhe Maqedonasve. Bile,  që ironia të jetë edhe më e çuditshme, këtë holokaust e bëjnë Maqedonët, identiteti etnik i të cilëve fillon në historinë më të re dhe më rëndë se kjo, e bëjnë përballë shqiptarëve, që historia vendore dhe botërore i njeh si të parët e Ballkanit. Pretendimet hegjemoniste, se Maqedonia është shtet vetëm i maqedonasve ka qenë dhe mbetet pika më nevralgjike për qeverinë në ardhje dhe për stabilitetin e vetë Maqedonisë.

Ekziston një nivel i lartë i konsensusit brendashqiptar(edhe atë na e kanë ndërtuar dhe kuvenduar amerikanët për fatin ton të mirë),  se detyrim parësor i qeverisë në ardhje është rrugëtimi pragmatik  për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe parimeve që në sensin e vet ngërthen ajo, por edhe projeksionet e tjera juridiko-programore për barazinë e Shqiptarve. Kjo edhe në kontekstin se jeta shoqërore është shumë më e pasur se çdo normë juridike. Pra, pos që është dashur tani më të jen të zbatuara të gjitha qëndrimet e marra e që sublimohen në Marëveshje të Ohrit, është dashur të shënojmë edhe avancime në konsolidimin e marëdhënieve shqiptaro-maqedone. Përkundër kësaj janë shënuar ramje në vitet e fundit dhe praktikisht ato  manifestohen edhe kështu: -Është centralizuar sistemi i sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të brendshme dhe sistemi i shërbimit dhe kontrollit  të hyrave publike në dëm të Shqiptarëve; – Është bërë divestim por janë bërë edhe marrje të tjera të kompetencave dhe autorizimeve të ministrive dhe organeve të tjera të administratës publike apo shtetërore ku tradicionalisht udhëheqin Shqiptarët (ministrisë së drejtësisë, ekonomisë, ekologjisë e të tjerë), po ashtu në dëm të Shqiptarëve. Mjerisht i tërë ky diversion adminstrativo-politik nuk po  elaborohet detajisht as nga vet shqiptarët. Kjo përballje tani shtrohet si domosdoshmëri sepse n ë këtë mënyrë dëshmojmë vitalitetin tonë në njërën anë, por edhe gatishmërinë për përballje me sfidat e shtetformimit që na presin: -Integrimi i Shqiptarëve në sistem-Parimi nuk konsiston vetëm  në numërimin e të punësuarve, por edhe me cilësinë e punësimeve. Konkretisht, funksionet shtetërore dhe administrata publike duhet  të ndahet proporcionalisht dhe funksionalisht (ndarje përmbajtsore) dhe në atë mënyrë do reflektohet bashkëveprim në emër të shtetit dhe për shtetin; -Konsensualizmi në sjelljen e vendimeve shtetërore-Është parimi i radhës që domosdo duhet të shtrihet në sjelljen e vendimeve jo vetëm në sferat e numëruar dhe të dezavijuara  gjer tani ,  por edhe në sfera të tjera të ushtrimit të funksioneve shtetërore dhe veprimtarive publike. Kjo, sepse Maqedonia ka disa vite me radhë, që jo vetëm se nuk shënon progres në zhvillimin e saj të brendshëm, por paralelisht po e humb betejën për Maqedoni evropiane, pro NATO dhe fqinjësinë e mirë me Greqinë dhe Bullgarin. Konsensualizmi shqiptaro-maqedon i munguar në ndërtimin e qëndrimeve për këto beteja që po humben nuk toleron dhe nuk mund të ketë bashkudhëtar etnocentrizmin vullgar maqedonas, megalomaninë etno-historike,  hegjemonizmin etnik. Ngrehin tejet e fuqishme ndaj pretendimeve të këtilla shkatërruese në shtet është pikërisht konsensualizmi shqiptaro-maqedon në vendimmarrjet politike shtetërore; -Demokracia vendore. Është parimi tjetër me peshë për barazi në shtet. Nuk mund të imagjinohet realizim i demokratizimit të një vendi nëse në brendin e saj nuk funksionon ndjeshëm demokracia në nivel vendor. Ishte një nga pretendimet parësore të ndërkombëtarëve që nëpërmjet pushtetit vendor(departament  i veçantë në qeveri) të arrihet deri te neutralizimi i ides për federalizim dhe konfederalizim të Maqedonisë. Gjersa Shqiptarët e kapen idenë me shumë dashamirësi  dhe zemërgjerësi, elita politike  maqedone e përdhunoj idenë me selektimin e dozuar të reformave në nivel të ndarjes territoriale, të  decentralizimit  fiskal e ashtu më tej. Aty- këtu deroguan  ndonjë kompetence pushtetit vendor nga ai qendror, ama e kushtëzuan, sakatuan  dhe selektuan të njëjtën me shumë pretekste banale dhe idioteske; -Shqipja gjuhë zyrtare. Është po ajo shqipe, po ai ind i fuqishëm që sot e gjith kohës  më së shumti i ka lidhur dhe i ka bashkuar Shqiptarët mes veti që pason parimin tjetër të rëndësishëm me të cilin duhet të merret qeveria në ardhje.Gjersa edhe doktrina, por edhe të gjitha format tjera pragmatike e cilsojn gjuhën si njërin nga elementet  dhe tiparet themelore të një kombi  a kombësie,  është e kuptueshme dhe e pritshme që zyrtarizim efektiv i gjuhës shqipe të realizohet në qeverisjen në ardhje.Të  qenurit edhe popull, edhe gjuhë më e vjetër në Ballkan nuk përkon me nëpërkëmbjen që i bëhet sot gjuhës shqipe në Maqedoni; -Maqedonija një njisi zgjedhore, është një pritshmëri reale e Shqiptarëve në mandatin e qeverisë në ardhje. Edhepse dimenzionimi i këtij parimi ka shtrirje universale në planin etnik dhe vlerë të mir-analizuar demokratike, ajo në Maqedoni përmbush edhe  vlerën dhe nevojën e Shqiptarëve për kohezionin etno-demokratike. Andaj edhe duhet që kjo të jetë prioritet në përpjekjet për barazi të shqiptarëve. Ishte miopi politike e  shqiptarëve dhe mungesë e sensit për demokraci dhe për kapacitete kualitative prezantuese,  që problemi i funksionimit të një njësie zgjedhore në Maqedoni nuk u shtrua si nevojë dhe kushtëzim në bisedimet parazgjedhore politike zëshëm dhe vendosmërisht,  së pari nga Shqiptarët. Fundja,  kjo është vlerë dhe cilësi e demokracisë liberale,  por edhe etnike për Shqiptarët në Maqedoni që të zgjidhet më i miri, më i afti, por edhe të ushtrohet proces i njëmend demokratik zgjedhor për popullin e jo për teket e partive. Unifikimi i votës shqiptare ka peshën e vet edhe si numër, por edhe si element për kohezion etnik të shqiptarëve. Mosguximi i partive për përballje të njëmend me popullin në zgjedhje nuk i shkon për shtati demokracisë liberale.

Demokracia liberale/Maqedonia reflekton ekstremisht shtetin e kapur nga demokracia e kontrolluar,  e dozuar dhe e manipuluar nga demokrat të rrejshëm. Maqedonia gjithnjë e më shumë është shtet shumpartiake,  por gjithnjë e më pak  me demokraci plurale. Praktikisht,  sa dhe si duhet të vendos ligjvënësi (parlamenti), si duhet të vendos gjyqësori apo Kryetari i shtetit,  kush dhe sa të dënohet në shtet nga shërbime dhe institucione ndëshkuese, por jo vetëm kaq, vendos nomenklatura, apo një njeri dhe dora e zgjatur e tij.”Monolitizmi demokratik” i këtillë, apo edhe demokracia  centraliste ka efekt të dyfish negativ në Maqedoni: Së pari,  i ngulfat idetë, diskurset dhe demokratizimin e vendimmarrjes politike në shtet. Së dyti, e margjinalizon dhe përjashton barazinë e  shqiptarve në shtet edhe pse janë pjesë e qeverisë. Edhe njëri edhe tjetri zhvillim negativ në shtet ka implikime tejet negativ në stabilitetin e vendit. Ekstremitet i radhës që dëmton dhe ç’vendos demokracinë liberale është “pushteti partiak” si sinonim i shtetit. Konkretisht, edhe në Komunizmin e transferuar në vetëqeverisje socialiste, partia ishte në epiqendrën e vendimmarrjes, por edhe e sajimit të politikave në vend. Në fakt,  karakteristikë themelore ish-sistemi parti-shtet. Dallimi në zhvillimet e sotshme është margjinal. Procesi i identifikimit  të partisë (partitë identifikohen me liderin) me shtetin është shkatërrimtar për Maqedoninë. Praktikisht, kohezioni  i mirë-funksionimit parti-shtet ka relativizuar edhe shtetin si institucion, edhe demokracinë si sistem politik. Pra,  Qeveria në ardhje,  shqiptarët pjesë e sajë kanë  detyrimin dhe mandatin e padiskutueshëm për Maqedoni me demokraci funksionale dhe shtet të përbashkët të Shqiptarëve dhe Maqedonasve që ishte edhe epilogu i luftës 2001.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>