Shqiptarët e boshnjakizuar e mbrojtën Sarajevën

Shqiptarët e boshnjakizuar nga Rozhaja, Tutini deri në Sanxhak e Peshter e mbrojtën trimërisht Sarajevën. Sarajevën e mbrojtën edhe oficerët shqiptarë të ish Armatës Jugosllave, të cilët lufta i gjeti në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Por nuk di grupe shqiptarësh të boshnjakizuar a të pacenuar nga ky ndikim sllav të kenë luftuar në mbrojtje të Dardanisë, kur krisi lufta. As shqiptarët e boshnjakizuar të Shkupit e të rrethinës, nënat e të cilëve kur erdhën nga Sanxhaku vetëm gjuhën shqipe e flisnin, nuk dolën në anën e shqiptarëve, por në anën e sllavëve të Maqedonisë.

Kështu një pjesë e shqiptarëve të boshnjakizuar në vend të kthenin kokën nga Prishtina, u kthyen nga Sarajeva. Disa iu kthyen madje edhe Beogradit e Podgoricës. Është vështirë të gjejmë shembuj të shqiptarëve nga këto krahinë ta kenë ndihmuar luftën në Dardani, ndërsa ishin heronjtë e Sarajevës. Lufta e Sarajevës nuk ishte e tyre, kështu që shumica pastaj u kthyen në vendlindje të zhgënjyer, të tjerët jetojnë në Bosnjë të përbuzur, i trajtojnë mish i egër. “Shiptari” u thoshin me përbuzje pasi mbaroi lufta në Sarajevë, ashtu sikurse u thoshin dikur “shiptari” me përbuzje serbët e malazezët të gjithë shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Shqiptarët e boshnjakizuar janë fatkeq, sepse janë të pa identitet: në Sarajevë nuk i pranojnë për boshnjakë, në Dardani nuk i trajtojnë për shqiptarë, në Serbi e Mal të Zi i përdorin kundër shqiptarëve me ndjenja kombëtare. Këta fatkeq të shkombëtarizuar shpesh ngrihen kundër përdorimit të gjuhë shqipe, ndërsa para pesëdhjetë vjetësh flisnin shqip. Pjesën tjetër Beogradi e Podgorica i ndjekin si shqiptarë të dyshimtë me ndjenja të fjetura kombëtare, sepse e thonë serbët e malazezët fare lehtë mund të bëhen shqiptarë, mjafton vetëm  një xixë. Por ajo xixë shqiptarizmi kurrë nuk shkrepi nga Dardania as nga Shqipëria.

Prandaj, Serbia e Mali i Zi nxituan, që ta pengojnë zgjimin e ndjenjës kombëtare shqiptare, thirrën emisarët turq e arabë, ndihmuan në ndërtimin e qindra xhamive, hapën dhjetëra mejtepe, madje edhe kolegje islamike, krijuan shoqata turko-boshnjake e turko-serbe, mbinë qindra shoqata islamike, por nuk e lejuan asnjë shoqatë shqiptare. Shqipja është e ndaluar kudo. S’ka djalë nënë që guxon të transmetoj ndonjë këngë shqipe në Pazar të Ri, Tutin, Bello Polje etj., ndërsa këngët turke dëgjohen nga secili radiostacion. Shkollat shqipe janë mbyllur me t’u tërhequr ushtria shqiptare me 1944-45 nga këto krahina dhe më të rënë qeveria e Mustafa Krujës nga pushteti. Emri i Enest Koliqit që bëri punë kolosale në arsimimin dhe në rizgjimin e ndjenjave kombëtare nuk guxonte të përmendej, sepse i pushkatonin.

Në luftën e Bosnjës grupet e para militante “sanxhakli” u rekrutuan nga muhaxhirët myslimanë sllavë, të ardhur para më shumë se njëqind vjetësh nga Bosnjë-Hercegovinën pasi Austro-Hungaria e aneksoi këtë krahinë. Këta muhaxhirë të ndihmuar atëbotë nga Turqia rrëmbyen me forcë pronat e tokat shqiptare, e bënë të njëjtën gjë sikurse e bënë kolonistët serbë në Dardani. Turqit i ndihmuan dhe i ndërsyen kundër kelmendasve vendës. Pastaj i ndihmuan pushtuesit serbë e malazezë, duke i ndërsyer prapë kundër shqiptarëve vendës. Shqiptarët nisën të shkriheshin me boshnjakë nga presioni serbë e malazezë, që të mos flisnin shqip, pastaj e “hëngrën” gjuhën edhe me martesat e përziera.

Fisi i Kuçit u shprishen në tri kombe e në tri fe/Kelmendasit, spartanët e shqiptarisë nga terrori turk u bën myslimanë, nga presioni boshnjakë e serbë nisën të shkombëtarizohen. Sot janë objekt i tregtisë politike në mes të Serbisë e Turqisë, apo Turqisë e Malit të Zi. Ata janë bërë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm Beograd-Ankara. Boshnjakët dhe shqiptarët e boshnjakizuar i kanë shndërruara në majmunë të eksperimenteve turko-serbe.

Kështu, në mungesë identiteti, të ndërsyer nga turqit e arabët, me tumiren e Serbisë e Malit të Zi, shqiptarët e boshnjakizuar dhe boshnjakët sllavë i dërguan edhe në luftën e Sirisë e të Irakut. Në vend ta mbronin territorin e tyre nga agresioni e terrori serbë, ata po i lënë kokat për tokën “e shenjtë” të Shamit, në vend të ringjalleshin, ata po zhytën edhe më frikshëm në errësirë. Të rekrutuarit i morën në qafë hoxhallarët boshnjakë, por edhe dhjetëra hoxhallarë nga Dardania që shkuan me mision djalli në Sanxhak, ndërsa shërbimi sekret serb nuk ua prishte, sepse bënin punën e shkombëtarizimit. Amina Nuroviq, një vajzë nga Pazari i Ri, apo Tre Guri sikurse e quanin gjyshërit tanë, ka bërë thirrje të vazhdueshme për ta çjerrë heshtjen shqiptare, por nuk i ka mobilizuar zyrtarët tonë e shoqatat shqiptare.

Mohimi i boshnjakizimit erdhi edhe nga hoxha i Pazarit të Ri (Tre Gurit), që doli më i ngritur se hoxhallarët shqipfolës me surrat aziatiku në Dardani. Ai në një postim me video u drejtohej besimtarëve: ne nuk jemi sllavë, nuk jemi serbë, nuk jemi as boshnjakë, ne jemi ilirë. Hoxha, fliste për qytetin e vjetër ilir në afërsi, që ishte i ndaluar ta vizitonin vendësit. E mbaj në mend kur nisen hulumtimet arkeologjike në këtë qytet antik nga arkeologët e Beogradit. Ata shpresonin se do ta gjenin qytetin e tyre të imagjinuar Ras. Mirëpo, kur u dolën artefaktet ilire me kështjella, shtëpi e kisha antike, e ndërprenë çdo komunikim me opinion, e lanë në harresë edhe qytetin. Hoxha reagoi edhe ndaj propagandës së fuqishme serbe e malazeze të cilët kanë ndikuar edhe të boshnjakët e shqiptarët e boshnjakizuar, kinse ata dikur ishin serbë ortodoks, por më vonë u bënë myslimanë, pra sipas propagandës së tyre ata janë serbë myslimanë. Këtë gjë ma kanë thënë disa boshnjakë edhe në Prishtinë.

Brezi i ri boshnjakë që duan të shkëputën nga mallkimi i islamit bëjnë zhurmë sikur ata ishin serbë para se të bëheshin myslimanë, prandaj duana t’u kthehen rrënjëve. Ky rrezik u kanosët edhe shqiptarëve të boshnjakizuar.

E kam dëgjuar nga goja e një pinjolli të familjes Çollaku, se kushërinjtë e tyre në Beograd janë deklaruar serbë me ndajshtesën Çollakoviq. Në Dardani ndjehen shqiptarë,por edhe boshnjakë,  në Mal të Zi janë boshnjakë militantë, ndërsa në Serbi serbë. Disa pinjollë myslimane të fisit shqiptarë katolik Kuçi nga Mali i Zi, e gënjenin vetën kinse të parët e tyre ishin sllavë ortodoks. Kur ua thash në Guci dy burrave boshnjakë se fisi i tyre Kuçi ishin puro shqiptarë katolik, ata nuk kundërshtuan por heshtën dhe u thartuan.

Pjesëtarët e këtij fisi luftarak shqiptarë u shprishën në tri kombe dhe në tri fe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>