Shqiptarët e Nju-Jorkut përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit, si dhe tre heronjtë shqiptarë, Gjonbalaj, Dedvukaj e Camaj

Autoritetet më të larta të SHBA, përfshirë Presidentin dhe nën residentin, do i bashkohen sot herët në mëngjes Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, dhe zyrtarëve të lartë të qytetit, së bashku me mijëra anëtarëve të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre dhe miqtë, qytetarë të zonës së “Trishtetëshit” për të kujtuar 2752 viktimat, që u humbën jetën në sulmin e 11 shtator 2001, mbi Qendrën Botërore të Tregtisë. Gati tre mijë njerëz humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, shtetas të më tepër se 70 vendeve, pra një botë e tërë në miniature, midis tyre humbën jetën edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj. Të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator, përfshirë më shumë se 400 punëtorë të shpëtimit, midis tyre edhe 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë policie nga New York City dhe Autoritetit Portual, kanë të skalitur në përjetësi emrat e tyre, për-rreth ujëvarës rrethuar me blloqe mermeri të zi, që të kujtohen nga njujorkezet dhe vizitorët nga e gjithë bota. Çdo përvjetor emrat e viktimave lexohen ngadalë dhe një për një nga 212 njerëz, anëtarë të familjeve të viktimave, ose të afërm të tyre në shenjë respekti, ndërkohë që nëpër rrugët rretheqark vendit që thirret Kuota Zero, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë luajnë muzikë funebre dhe tradicionale.

Në këtë ditë, edhe kombi ynë, hyri në historinë e heronjve amerikanë, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në radhë të parë, por jemi edhe amerikanë. Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, mbi Qendrën Botërore të Tregtisë – World Trade Center, në Kuotën Zero, vendin ku vdiqën afro tre mijë njerëz të pafajshëm, në shenjë respekti dhe nderimi për të gjitha viktimat, janë edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Maqedonia, Mali e Çamëria. Mblidhen edhe shqiptarë së bashku me qindra mijëra qytetarë të tjerë për t’u solidarizuar me dhembjen amerikane, duke dëshmuar respektin e lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mikun më të madh të shpëtimit të Shqipërisë,  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët si në Kosovë, Shqipëri e trojet etnike në 16-të vejtorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-të, i shprehën edhe një herë respektin dhe bëjnë nderime për miku më të madh të kombit tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur edhe njëherë zotimin për përkrahje të SHBA, për zgjerimin e demokracisë kudo në botë dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Shqiptarët, me 9/11 treguan se, ne ndoshta janë të vetmit kombe në botë, që kurrë nuk e pranuam ose nxitëm terrorizmin në tokat tona, por e urryem dhe e luftuam, ashtu si amerikanët dhe e gjithë bota e qytetëruar. Ne vetë ishim viktima, teksa u terrorizuan për 45 vjet sistematikisht në periudha të ndryshme, nga regjimet sllavo – komuniste, andej e përtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Dhe, në vitin 1999, përjetuam tragjedinë më të tmerrshme të popullit tonë, pikërisht atëhere kur në trojet shqiptare, shqiptarët u kërcënuan, deri me zhdukjen e tyre, nga dora kryekriminele e Serbisë së Millosheviçit, kurrë nuk harrojmë kur ndiem dorën e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe të këtij vendi – SHBA, i cili përkujton sot, Ditën e Patriotëve Amerikanë – 11 Shtatorin.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>