Shterpësia e kumbullave të kuqe

30712826_1940789769327650_8717886375031996416_n

Çdo dite qe kalon përballemi me shterpësinë mendore për zhvillimin e qytetit dhe zonave rurale. Unë bashke me stafin tim po evidentojmë dhe informojmë për situatën e rende te krijuar nga oligarkët e rinj si ne rruge, shkolla, spitale, qendra shëndetësore, ne bujqësi, blegtori e kudo qe nevoja na detyron për te mbajtur frymën gjalle, se për te jetuar nuk behet fjale. Udhëheqësi shpirtëror Taulant Balla (mulla omari) jep direktivat tek te emëruarit e tij, si te vjedhim me shume te bëjmë para dhe te blejmë votat se opozita do na marre pushtetin dhe për ne s’ka rruge tjetër o te mbajmë me dhune karriget ose te drejtohemi vete tek dera e burgut. Servilet si bashkëpunëtore ne vjedhjen e fondeve publike sapo marrin kushtrimin nga ‘’mulla omari’’ dalin ne terren dhe vetëm bëjnë demagogji, fasada dhe tashme kane filluar te mbjellin dhe kumbulla te kuqe (infertile) dhe për këtë çdo kujt i lind e drejta te mendoje se sa me zell këta spurdhjake mbështesin propagandën e shfrenuar tashme edhe ne shkolla për martesat e te njëjtit seks (Infertilitet bashkëshortor) mos valle kane lidhje me njëra-tjetrën dhe janë harmonizuar kaq mire nga drejtuesit e LGBT dhe rilindjes se vdekur qe infertiliteti te sinkronizohet dhe jeta (familja) te fosilizohet.

Te dashur bashkëqytetarët e mi, Librazhdi nga vete terreni gjeografik është zone kodrinore-malore dhe për fatin e madh është i mbuluar ne 90% te sipërfaqes nga peme te ndryshme nder to edhe frutore dhe nuk është e nevojshme te mbillen peme infertile, por i emëruari i ‘’mulla omarit’’ ne bashki mjafton te konsultohet ne specialistet dhe te harmonizoje zhvillimin urban me atë rural duke mundësuar përmirësimin e jetës te banoreve qe janë eklipsuar nga varfëria dhe te mbarështojë faunën dhe florën sipas sipas studimeve shkencore te institutit pyjor dhe bujqësor.
Te dashur bashkëqytetarët e mi, qendra e qytetit u propaganduar si rilindja urbane por ne fakt kush kalon tani është një saç qe piqesh nga vapa, me pllaka te thyera, u hoqën bliherat me aromën e mrekullueshme dhe u mbollën rrapa, qarra e kumbulla te kuqe, investimet e bera nga ish agjencia, unaza poshtë fushës te sportit qe kalon tek Pyjorja, e deri sa lidhet me urën tek ish NSHD-ja janë pa cilësi dhe po te bjere 2 ore shi përmbytet e gjithë zona bashke me objektet e biznesit apo te banimit si dhe te gjitha ujerat e zeza dalin ne sipërfaqe pasi tubacionet e shkarkimit janë vendosur me hamendje dhe nuk përballojnë sasinë e prurjeve dhe mendoni vete ne këtë vape se çfare kundërmon kur nuk funksionojnë tubacionet, gropat septike (haleve). Shëtitorja e re akoma pa përfunduar filloj te shkatërrohet, rruga nacionale nga Qyteti deri ne Zgosht e ndërtuar nga qeveria Berisha nuk mirëmbahet por ne çdo 500 m është e mbushur me inerte apo masive dheu, përroi i shejes ka rrëmbyer një pjese rruge dhe një lagje është izoluar.
Qytetaret e Librazhdit nuk e meritojnë këtë abuzim nga ‘’mulla omari’’ me te emëruarit e tij. Unë i bej thirrje çdo banori te bashkise Librazhd te behet pjese i denoncimit publik se çdo dite qe kalon me te shumta bëhen zullumet. Mos kini frike se këta zullumqar do marrin atë qe meritojnë nga vota juaj dhe patjetër qe drejtësia do beje punën e vet kur faktet ti këtë ne dore. ZOTI NA DHENTE FORCE ..
Autori kryetari i degës se PD Librazhd

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>