SHTETI I RAMËS BRAKTIS NJERËZIT E GODITUR NGA NGRICA, VIDHEN FONDET E EMERGJENCËS

arben-ristani-7-janar-847x477

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani: “Moti i acartë konfirmon paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për t’u përballur me realitetin. Shumica e kompanive që kanë fituar tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve i përkasin deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve, të cilët kanë marrë paratë, por nuk janë shfaqur asnjë minutë në terren për të hedhur një lopatë me kripë”

 

Situata tepër e rëndë që është krijuar gjatë ditëve të fundit të kësaj jave në vend, për shkak të motit të acartë të shoqëruar me reshje dëbore, që mbuluan më shumë se gjysmën e territorit, ka sjellë reagime të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar qeverinë për mos marrjen e masave për të përballuar situatën dhe për faktin se ka braktisur qytetarët. Ditën e djeshme nga selia blu lidhur me situatën e krijuar nga moti ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili është shprehur se ndërkohë që moti në shumë zona të vendit nuk ka shenja përmirësimi, raportimet e qytetarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike tregojnë se dhjetëra fshatra në Dibër, Tropojë, Has, Pukë, Malësi të Madhe, Shkodër e Kukës vazhdojnë të mbeten të izoluara. Ristani në deklaratën për mediat ka kritikuar punën e qeverisë në këtë drejtim, duke theksuar se banorët e bllokuar prej motit të keq nuk kanë parë asnjë ndihmë në ushqime, medikamente nga autoritetet e emergjencave civile.“Qeveria nuk është e pranishme me ndihma ushqimore, apo me medikamente në asnjë familje në zonat e izoluara dhe pa drita prej dy ditësh. Moti i acartë konfirmon paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për t’u përballur me realitetin”, u shpreh Ristani. Sipas deputetit demokrat emergjenca me të cilën po përballet vendi prej më shumë se katër ditësh ka nxjerrë në pah edhe një skandal tjetër tronditës. Ristani deklaroi se shumica e kompanive që kanë fituar tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve i përkasin deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve, të cilët kanë marrë paratë, por këto ditë nuk janë shfaqur asnjë minutë në terren për të hedhur një lopatë me kripë apo skorje. “Në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin Koplik-Bog-Qaf Thore, dhe Koplik-Razem-Hani Hotit-Tamare-Vermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por nuk denjon as tu hapë telefonin drejtuesve vendorë. E njëjta situatë është edhe në zona të tjera”, deklaroi ai. Ristani ka denoncuar atë që arrin në kufijtë e një mega skandali, pasi ndërkohë që kompanitë e Sadri Abazit dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës fitojnë miliona duke mos kryer asnjë shërbim për qytetarët, disa kompani të tjera mirëmbajtje, të cilat kanë kryer detyrimet e tyre kontraktuale nuk kanë marrë asnjë qindarkë pagesë. Sipas denoncimit që ka ardhur nga selia blu në disa raste këtyre kompanive si në aksin Milot-Peshkopi ju janë ndërprerë kontratat pa asnjë kriter dhe ua kanë rilidhur vetëm për një muaj në momentet e nisjes së emergjencës. Ristani ka kërkuar një hetim serioz nga prokuroria për këto abuzime të qeverisë Rama, që rëndojnë në kurriz të qytetarëve në këto ditë të vështira dimri. Për Partinë Demokratike kryeministri Edi Rama nuk denjon të marrë përsipër përgjegjësitë, që ka qeveria për agravimin e situatës dhe vazhdon t’i kthejë kurrizin qytetarëve, të cilët gjenden të izoluar, të mbërthyer nga i ftohti dhe errësira, duke mos pasur asnjë prani në terren dhe asnjë ndërhyrje në shërbim të tyre.

Fshati Bogë në Malësi të Madhe i bllokuar prej 6 ditësh, qeveria i ka mashtruar duke iu premtuar ndihmë/ Situata e rënduar që është prodhuar nga moti i acartë që ka kapluar vendin gjatë ditëve të fundit të javës, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një mesazhi të ardhur nga një qytetar, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook ish-kreu i qeverisë denoncon paaftësinë e qeverisë Rama për t’i bërë ballë situatës, e për t’iu gjendur pranë me ndihma dhe shërbime qytetarëve të bllokuar nga dëbora sidomos në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit. Në mesazhin e bërë publik nga Berisha qytetari shprehet se fshati Bogë në Malësinë e Madhe ka gjashtë ditë që ka mbetur pa ujë, energji dhe është tërësisht i bllokuar. Në postimin e ish-kryeministrit Berisha thuhet se përveçse të keqes që vjen nga natyra, banorët e Bogës janë braktisur edhe nga qeveria, e cila ka dërguar aty njerëzit e saj vetëm për t’i mashtruar me premtime boshe, e jo për t’iu gjendur pranë me ndihma në ushqime, ujë të pijshëm apo medikamente mjekësore.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha: Qytetari dixhital denoncon: Boga 6 ditë pa ujë, pa drita, plotësisht e bllokuar, totalisht e braktisur dhe mashtruar! sb” Përshëndetje zoti Berisha, jam një banor i fshatit Bogë, Malësi e Madhe. Si është e mundur që kemi plot 6 ditë pa drita, pa ujë të pijshëm? Dhe rruga është e bllokuar totalisht. Nuk i bie ndërmend njeriu se ekzistojmë fare. Besoj se edhe ne pjesë e Shqipërisë jemi! Para ca ditësh ishte shefi i emergjencave civile dhe na vizitoi. Na premtoi se do pastrohet dëbora në rrugë, por fadromë e mjete ne këtu nuk shohim. Bashkë me këtë të fundit ishte edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj. Na premtoi se do rregullohen dritat, por ne nuk shohim elektriçist askund duke punuar. Dalin e shikojnë, e ikin si lepurat dhe asgjë për ne nuk bëjnë. Si do jetë e mundur të ndodhë kjo gjë tek ne në një kohë që deri para 2 vjetësh nuk na mungonte rruga, as dritat e as uji. Respekte për ty z.Berisha. Të uroj jetë sa më të gjatë dhe mbi të gjitha flm nqs e publikon anonim.”

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>