Si Ai

 

Një i djathtë dikur në një cep të Shqipërisë foli këto fjalë: “Keni 25 vjet, që na votoni urreni. Keni 25 vjet,që na shikoni si armiku, beu apo kulaku. Keni 25 vjet, që grisni flamujt me siglën tonë. Ka 25 vjet, që nëpër proceset zgjedhore dhe komisionerët tanë votojnë për ju. Ja ku po ju them se idealet në te cilat ju besoni kanë vdekur ose në rastin më të mirë janë tradhtuar nga forca politike mbas të cilës ju jeni marrëzisht të dashuruar dhe psikologjikisht të përdhunuar. Partia në emër të së cilës po ju flas sigurisht, që do vazhdojë të dërgojë emisarët e saj në këto anë por në rast se, disa nga ju më konsiderojnë shpëtimin e tyre të fundit por nuk do jenë në gjendje të dalin nga Sindroma e Stockholmit duke mos më votuar atëhere nuk do më shihni më të dukem këtej”.

Sigurisht që këtë lloj fjalimi nuk ka këshilltar, sekretare apo zyrë shtypi ta përgatisi. Pse a mos vallë është shumë perfekt? Jo absolutisht përkundrazi ky fjalim përveçse i shkurtër ka dhe shumë mangësira. Ku janë fjalët e bukura, ku janë fjalët që do bënin çdolloj të pashkolli të mendonte “O sa bukur fliska ky, duket njeri me shkollë”. Sekretaret, këshilltarët apo punonjësit e mirë paguar e ndonjë zyre shtypi sigurisht, që do kishin derdhur gjithë kapacitetin e tyre letraro-gazetaresk në përgatitjen e këtij fjalimi për X apo Y kandidat. Ahh sikur të ishte vetëm forma defekt i këtij fjalimi! Po t’i hyjmë dhe përmbajtjes nga i mangët ky fjalim del një katastrofë e përmasave biblike. Ku janë premtimet për rrugë, për ujësjellës për drita 24 orë, për spitale? Ku janë këto pse s’përmenden asgjëkundi? Më thoni ju si merren ndryshe brohorimat dhe duartrokitjet nga salla pa bërë këto premtime më thoni ju si ja bën ky zotëri apo kjo zonjë pa mbajtur fjalim “perfekt”. Më lejoni me përulje të provoj ta shpjegoj: Fjalimi perfekt ka njolla të dashur lexues fjalimi perfekt nuk e shikon në sy qytetarin madje jo vetëm që se shikon por i hedh edhe hi syve. Fjalimi perfekt nuk e merr në konsideratë të kaluarën, të tashmen dhe pasigurinë për të ardhmen e grupit të njerëzve për të cilin është përgatitur. Fjalimi nuk di as për verbërinë, marrëzinë apo mosmirënjohjen e njerëzisë e cila të voton kundra edhe duke i patur të gjitha rrugët, ujësjellësat, energjinë, shkollat dhe spitalet e mundshme sepse dhe kur shef që i janë mbajtur kto premtime nxjerrin nga goja monstruozitete nga më të ndryshmet të tipit “Hë se me para droge i ka bërë”. “Ç’më duhet rruga mua, unë s’kam bukë të ha” ose dhe “Na prishi punë që e shtruan këtë rrugë se mua më rrëshqet pela”. Po Lavdia, po duartrokitjet, po lëpirjet po të gjitha këto? Mbasi u shqiptuan fjalët e fundit ata njerëz nuk folën as nuk duartrokitën por ulën kokën asnjeri nuk i kishte folur në këtë mënyrë asnjë politikan më parë nuk kishte prekur thelbin e tyre. Sistemi i tyre i vlerave nuk ishte tronditur ndonjëherë kaq shumë dhe kjo sigurisht është lavdia më e madhe personale lavdi më e madhe, se çdolloj duartrokitjeje.

Mora këtë shembull dhe e shtjellova jo pa qëllim. Organizata partnere e partisë opozitare më të madhe në vend pra FRPD po organizon për herë të prej kur nuk mbahet mënd zgjedhjet si fillim për Kryetarin e përgjithshëm e më pas për strukturat e saj. Këto zgjedhje organizohen në periudhën mbase më të errët të së djathtës shqiptare që mbas ardhjes në pushtet të forcave ruralo-plebeje mbas luftës së dytë botërore. Kandidatët për postin e kryetarit nuk janë kandidat për kryetar partie, deputet apo kryeministër e si rrjedhojë për fat të mirë nuk do u duhet të mbajnë mbi supe përgjegjësinë e premtimeve të sipërpërmendura sado të tunduar të jenë por paralelizmat sigurisht që nuk mungojnë. Me apo pa qëllim disa harrojnë se cilës rryme i përkasin duke e trajtuar jo si organizatë rinore e djathtë, e cila ka disa vlera dhe parime të palëkundura por si një OJQ apo mundohen të krijojnë një marrëdhënie me rininë “nëm të të jap” marrëdhënie kjo qartësisht e frymëzuar nga një “Zyrë pune” që figuron e regjistruar si parti. Disa të tjerë nuk lënë ngjyra e zbukurime pa përdorur kur flasin para të rinjve ndërsa disa mburren me super pjesëmarrje rinore në mbledhjet e tyre. Kur i pyet të rinjtë demokrat kush nga kandidatët ju pëlqen merr përgjigje të tipit “Ai, se flet bukur”, “Atë, se e kam mik” apo “Ajo, se është simpatike” siç e vini re mungon përgjigja : “Ai ose Ajo se më frymëzon” dhe sigurisht asnjeri nuk thotë “dua të bëhem Si Ai”.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>