Si të shkatërrohet “Partia Brexit” e Putinit

 

Asnjëherë më parë që nga Lufta e Ftohte, lidershipi amerikan nuk ka qene më jetik për NATO-n dhe Evropen demokratike

 

Nga Robert D. Kaplan

(Wall Street Journal)

 

Per dekada me radhe, NATO dhe Bashkimi Evropian kane punuar ne heshtje ne unison. E para kerkonte nje themel te unitetit Evropian, dhe BE-ja e deshmoi kete ne nje mase te konsiderueshme, pavaresisht burokracise se saj etatiste dhe elitiste. Tanime arkitektura eshte duke u rrezuar, pasi votimi per Brexit mund te shkaktoje nje kaskade braktisjesh. Nderkohe, NATO duhet ende te mbroje Evropen Qendrore dhe Lindore nga subversioni dhe agresioni i drejtperdrejte rus. Presidenti i Rusise Vladimir Putin, i cili ngazëllehet per shperberjen evropiane, duhet ta shohe Brexit si nje fitore. Si asnjehere me pare, qe nga ditet e para te Luftes se Ftohte, NATO dhe Evropa kerkojne udhëheqjen amerikane. Brexit eshte nje gur prove per presidentin aktual Obama, dhe tjetrin qe do e pasojë ne detyre. Vendet e NATO-s ne kufi me Rusine dhe ish-Bashkimin Sovjetik, nga Estonia ne veri tek Bullgaria ne jug, kane me shume per te humbur. Ne vitet 1990 këto vende e imagjinuan se kishin lene pas kraheve historine, me te gjitha tragjedite e saj. Tashme Polonia po priret drejt populizmit te djathte, Hungaria eshte kapluar nga kthetrat e neo-autoritarizmit, Rumania mbetet relativisht e dobet dhe nen thundren e korrupsionit, ndersa Serbia dhe Bullgaria jane minuar nga subversioni dhe inflitrimi rus. Rikthimi i kaosit gjeopolitik eshte i ngjashem, ne disa aspekte, me vitet 1930. Siguria kolektive është duke u bere nje abstraksion. Sa me shume fragmentohet Evropa, aq me pak vendosmëri do te kete per te mbeshtetur nenin 5 te NATO-s, i cili thote se nje sulm mbi nje anetar, eshte nje sulm mbi te gjithe aleancen. Shtetet e Bashkuara mund te mbushin boshllëkun qe eshte duke u krijuar, pa e stermunduar, permes nje kombinimi te shkathet te diplomacise dhe fuqise se projektuar ushtarake. Nëse nuk e ben kete, fitorja ne Luften e Ftohte do te jete të shperbehet. Te fillohet me Mbreterine e Bashkuar. Fjalet “Atlantiku i Veriut” nga akronimi i NATO-s jane vendimtare. E lene meshire te fatit nga Evropa, Britania e Madhe duhet te riperterije aleancen e saj me Ameriken. Duke vepruar se bashku, te dyja vendet mund te projektojne ende fuqine ne kontinentin evropian deri tek portat e Rusise. Kjo ka rendesi, veçanerisht per shkak se Brexit ka demtuar nje qellim thelbesor qindravjeçar te gjeopolitikes britanike: parandalimin e çdo fuqie per te dominuar kontinentin. Megjithate tashme Gjermania eshte e autorizuar ta beje kete. Cila mund ta rivalizoje ate ne Evrope? Franca eshte gjithnje e me shume nje fuqi e nivelit te dyte, e ballafaquar me rritjen e populizmit (Fronti Nacional i Marin Le Pen) dhe e paafte per te kryer reformat tejet te nevojshme ekonomike. Gjermania dhe Britania kane qene kohet e fundit aleate, dhe tregtia ndermjet dy vendeve do te vazhdoje. Por, permbajtja dhe sensi i perbashket nuk mund te sigurohet ne te ardhmen. Nje aradhë e gjate kancelarësh gjermanë, qe datojne qe nga koha e Konrad Adenauerit, kane reflektuar Atlantizmin dhe nje kuptim te pergjegjesive unike te Gjermanise per paqen dhe stabilitetin evropian. Kancelarët e ardhshem mund te mos e kene këtë. Duke pare pertej epokes se Angela Merkelit, gjermanet mund te ngopen eventualisht me detyren perbuzese per t’u marre me debitoret greke dhe aventurierët ruse. Ata mund te arrijne nje marreveshje te veçante me Rusine, ose te mbyllen ne vetevete drejt nacionalizmit populist, sikurse kane bere vendet e tjera evropiane. Duke pasur parasysh nje vale populizmi qe ka ekspozuar boshllëkun filozofik qe qendron ne themel te kaq shume partive tradicionale politike europiane, pse duhet te perjashtohet Gjermania? Kjo eshte arsyeja pse qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore, diplomacia amerikane ka qene më jetike ne trajtimin, inkurajimin dhe mbeshtetur e politikes se jashtme gjermane. Uashingtoni s’duhet te lejoje asnje hapesire midis vetes dhe Londres, dhe ndermjet vetes dhe Berlinit. Te udhëzosh Evropen, do te thote te udhezosh keto dy vende. Nese mund te behet kjo, rregullohet edhe pjesa tjeter. Pastaj jane Rumania dhe Polonia, respektivisht thelbi demografik dhe gjeografik i Evropes juglindore dhe verilindore. Ne muajin maj, SHBA-ja instaloi nje sistem te mbrojtjes raketore ne Rumani, dhe po punon per ndertimin e nje sistemi te ngjashem ne Poloni. Edhe pse te kryera nen logon e NATO-s, keto operacione jane ne thelb nisma amerikane. Ne vazhden e Brexit, ato marrin nje kuptim dramatikisht me te madh. Edhe pse zyrtarisht kjo do te thote te frenohet Irani, angazhimi ushtarak ne Rumani dhe Poloni perben gjithashtu nje mesazh per Putinin, se pavaresisht kaosit politik qe mund te ndodhe brenda Evropes, agresioni dhe subversioni ndaj ketyre vendeve te afërta te NATO-s do te kete nje kosto te larte per Mosken. Dërgimi ne prill i dy avioneve luftarake amerikane F-22 ne bregdetin rumun te Detit te Zi, mund te kete ndaluar perkohesisht fluturimet ruse ne rajon. Per me teper, bregdeti rumun, duke pasur parasysh shkallen e subversionit rus ne Bullgari dhe Gjeorgji, ofron platformen me te mire per SHBA-ne ne ndertimin e forces se saj detare ne Detin e Zi. Ngjashem, Polonia gjendet ne poziten per te ndihmuar perkrahjen e shteteve baltike, ku ka pasur edhe fluturime ruse. Dridhjet nga Brexit vetem sa kane filluar, dhe ato do te trondisin Evropen per vite me radhe. Ndersa SHBA-ja s’mund te rregulloje dot problemet politike dhe ekonomike te kontinentit, mund te mbroje nderkohe demokracite aleate ne Evropen Qendrore dhe Lindore per te ruajtur ekuilibrin rajonal te pushtetit ne Euroazi. Dobesimi i supershtetit administrativ ne Evrope, mund te jete ndoshta nje gje pozitive ne nje periudhe afatgjate. Por kjo eshte diçka negative per gjeopolitiken, dhe Amerika duhet te ngjitet ne lartesine e kesaj sfide.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>