Siri, kurdët i marrin ISIS bazën ushtarake në Raka

luftime kunder ISIS

Forcat kurde në veri të Sirisë deklarojnë se i kanë marrë Shtetit Islamik një bazë të rëndësishme ushtarake në kryeqytetin e vetëshpallur nga militantët, Raka. Njësia Popullore për Mbrojtjen e Kurdëve u mbështet në këtë operacion nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe grupe të tjera rebele. Marrja e bazës vjen një javë pasi forcat kurde morën nën kontroll vijën kufitare me Turqinë, lëvizje kjo që bllokoi furnizimet për ISIS.
Një zëdhënës i forcave kurde deklaroi se grupimi ka marrë edhe rrethinat e qytetit Ain Isa, që ndodhet vetëm 50 kilometra në veri të Rakës. “ISIS është mposhtur”, tha ai. Kompleksi ushtarak, i cili u pushtua nga ekstremistët vitin e kaluar, shtrihet mbi rrugët strategjike që lidhin qytetin me bazat e tjera të Shtetit Islamik në provincën e Alepos.
Rami Abdel Rahman, një zëdhënës i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, deklaroi se njësitë ekstremiste janë dëbuar jashtë kryeqytetit të vetëshpallur. Sidoqoftë, luftimet bënë që mijëra civilë të braktisnin shtëpitë e tyre për rnë Turqi.